Flash News

KRYESORE

A do të fitojë sërish lirinë? Saimir Tahiri bën lëvizjen e radhës te Krimet e Rënda

A do të fitojë sërish lirinë? Saimir Tahiri bën

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndonëse në “arrest shtëpie” ka bërë sot lëvizjen e tij të radhës.

Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ai i është drejtuar sot Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë që aktualisht është në fuqi.

Për të shqyrtuar këtë kërkesë, nëse ish-ministri do të fitojë sërish lirinë ose jo, seanca gjyqësore do të vendoset ditën e hënë, më 28 maj.

Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën “arrest shtëpie” ndryshe nga Prokuroria e cila kërkoi “arrest me burg”.

 

Të fundit