Flash News

KRYESORE

A do të hapë Elisabeta Imeraj dosjet e vjetra? Pesë çështjet që lidhen me Erion Veliajn

A do të hapë Elisabeta Imeraj dosjet e vjetra? Pesë

Elisabeta Imeraj është emëruar drejtuese e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Ajo u bë e njohur për publikun kur u shfaq së bashku me dy prokurorë të tjerë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku kërkuan heqjen e imunitetit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Imeraj është prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndërsa ka hetuar edhe çështje të tjera të bujshme si ajo e imamëve për terrorizëm, apo edhe çështjen Shullazi.

Në prokurorinë e Tiranës, e cila tashmë do të drejtohet nga Imeraj, janë një sërë çështjesh të cilët lidhen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Dosjet në fjalë janë hetuar në kohën kur Prokuroria e Tiranës drejtohej nga Petrit Fusha, por hetimet janë mbyllur.

Opozita e ka akuzuar disa herë kryebashkiakun sa ka ndërhyrë për mbylljen e hetimeve duke ju referuar edhe një fotografie ku Veliaj shfaqej me prokurorin Fusha në një prej lokaleve të Tiranës.

Ndryshimet në drejtimin e prokurorisë mund të sjellin edhe hapjen e këtyre dosjeve.

Pesë dosjet për të cilat opozita ka akuzuar Veliaj dhe që hetimet janë mbyllur.

  1. Gjoba për dëmet e protestës së ‘8 dhjetorit’ që rezultoi se firma e policit bashkiak ishte false!
  2. Ndërtimi i parkut të lojërave te liqeni!
  3. Protesta para Gjykatës së Apelit Administrative!
  4. Vrasjen e Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës
  5. Hetimin për parkingun e sheshit ‘Skënderbej’.

Ndryshimet në prokurorinë e Tiranës vjen në kulmin e debatit sa i takon Teatrit Kombëtar ku opozita dhe artistët kanë denoncuar tjetërsimin e pronës publike.

Të fundit