Flash News

KRYESORE

A do të hyjë Gjermania në luftën e Sirisë? Merkel: Do jemi thjeshtë spektatorë!

A do të hyjë Gjermania në luftën e Sirisë? Merkel: Do

Siria vazhdon të jetë një “vatër e nxehtë” e përplasjeve ndërkombëtare, kryesisht vendeve të fuqishme në botë.

Pas sulmit të fundit kimik, ku mbetën të vdekur dhjetëra gra e fëmijë, kancelarja gjermane është distancuar nga mundësia për të marrë pjesë në ndonjë operacion ushtarak në Siri.

Në një konferencë për shtyp pas takimit të zhvilluar në Berlin me kryeministrin e Danimarkës, Lars Lökke Rasmussen, Merkel theksoi se janë kundër përdorimit të çdo arme kimike.

“Deri më tani nuk ka ndonjë vendim, por dëshiroj të theksoj se Gjermania nuk do të marrë pjesë në një operacion të mundshëm ushtarak në Siri, por do të tregojë çdo përpjekje tjetër për të dhënë sinjalin se përdorimi i armëve kimike nuk mund të lejohet.Kemi luajtur rol të rëndësishëm edhe në asgjësimin e armëve kimike në Siri. Por, tani vërejmë se asgjësimi i këtyre nuk është realizuar plotësisht. Tani të gjitha masat duhet të merren në konsideratë. Në aspektin e Gjermanisë kjo do të thotë se ne do të mbështesim të gjitha aktivitetet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u shpreh kancelarja e Gjermanisë.

Ndërkohë, presidenti i SHBA Donald Trump  tre ditë më parë tha në  Twitter-n se një sulm raketash në Siri është i afërt, disa orë pasi Kremlini u zotua për të shuar çdo raketë ndaj regjimit të Asadit si hakmarrje për sulmin kimik në periferi të Doumës.

 

 

Të fundit