Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
A do të jetë e detyruar Serbia të zgjedhë mes Kinës dhe Bashkimit Europian
Marko Savkoviç/ European Western Balkans
Një prej pyetjeve që i preokupon analistët në këtë territor prej vitesh është ajo se në cilin moment Serbia do të jetë e detyruar të përcaktohet mes Bashkimit Europian, ose atë që kolokialisht e quajmë “Perëndimi”, dhe Rusisë.
Pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, dhe vënien e sanksioneve si përgjigje e BE-së, kjo çështje mori aktualitet. Raporti mes Beogradit dhe Moskës në mënyrë të veçantë shyrtohet në kuadër të kapitullit 31 (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes) të bisedimeve për antarsim të Serbisë në BE. Nga pikëpamja e interesit të Unionit dhe në mënyrë të veçantë nga disa antarë të saj të veçantë, është vlerësuar i papërshtashëm deri në atë shkallë, saqë përkëtë kapitull ende- që prej gjashtë vitesh qëkur janë hapur bisedimet- nuk është kryer i ashtuquajturi raport për skrining-un. (Është tashmë e fshehtë publike se Beogradi dhe Brukseli prej kohësh kanë arritur një “marrëveshje xhentelmenësh” që përmbajtja dhe konkluzionet e skrining-ut, analizës gjithërfshirëse të pozitës së politikës së jashtme të Serbisë në raport me atë të BE-së të mos bëhet publike, në mënyrë që marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së të mos prishen akoma më shumë).
Mundësia që Beogradi të heqë dorë nga raporti i afërt me Moskën dhe “t’i kthehet” Perëndimit dhe kësisoj ta harmonizojë politikën e tij të jashtme me atë që bën BE-ja, ka kohë që është një adut i dobishëm në duart e presidentit të Serbisë. Meqenëse “problemi Kosovë” ka mbetur i pazgjidhur, dhe për më tepër përsëri është internacionalizuar- duke patur parasysh se për gjetjen e zgjidhjes së tij kërkohet edhe jashtë BE-së; pastaj, meqenëse zgjerimi i BE-së është reduktuar në konceptin jobindës të “perspektivës europiane”, nuk ka shumë nxitje ose presion që Beogradi të heqë dorë nga kjo politikë.
Politika që fillimisht u emërtua “balancim delikat” (delicate balancing act) ndërkohë është banalizuar pak a shumë, kësisoj edhe akti më i vogël i miqësisë me të cilin shprehet synimi i thellë i Serbisë drejt BE-së, duhet të shoqërohet patjetër me akte të ngjashme ose me intenstitet të njëjtë ndaj Rusisë (Ndoshta pikërisht për këtë ekipi rus i ABHO-Mbrotja kimiko-atomiko-biologjike- i angazhuar në Serbi pa nevoja fort të mëdha duke patur parasysh kapacitetet që disponon ushtria serbe, u dashka të shoqërohet edhe me dekorata civile dhe ushtarake). Moska nuk i beson Vuçiçit, thotë shpesh analisti Boshko Jakshiç, dhe ndoshta ka të drejtë; Putini nuk i beson askujt. Këtu nxjerr krye shpesh- duhet thënë kështu- edhe servilizmi.
Megjithatë, me pandeminë e koronavirusit Serbia u gjend në një problem tjetër: si t’ia shpjegojë Perëndimit raportin e saj me Kinën. “Miqësia e çeliktë” me Pekinin është gjithashtu politikë e kontinuitetit; atë që e pati filluar Tadiçi në vitin 2009, e vazhdoi dhe e zgjeroi ndjeshëm Vuçiçi. Sikurse i ka thënë një diplomat nga Brukseli, që deshte të qëndronte anonim, analistit Dimitri Beçev, “kemi mbivlerësuar Rusinë, ndërsa kemi nënvlerësuar Kinën”. Që raporti i Serbisë me Kinën do të gjendej një ditë në qendër të vëmendjes, është bërë e qartë nga pyetjet e kërkuesve që prej disa vitesh; rritja e vëllimit të huave dhe investimeve kineze në rajon në mënyrë të paevitueshme të shpinte drejt kësaj.
Kur ish-komisari për zgjerimin Johanes Han këto hua dhe investime i pati quajtur “kalë Troje”, shumë veta atëbotë u befasuan; megjithatë kjo ishte në njëfarë mënyre paralajëmrim i evolucionit drejt antarsimit në BE. Alarmi “u ndez” prej frazës së Vuçiçit në mbrëmjen e 14 marsit, kur deklaroi në mënyrë dramatike se “solidariteti europian është përrallë”, duke reaguar ndaj përgjigjes negative (në atë moment) nga Brukseli mbi kërkesën urgjente për pajisje mjeksore. (Ndërkohë, u shpjegua se Beogradi duhej të kërkojë paraprakisht leje dhe që me siguri do ta merrte këtë leje; por Unionit, pa marrë parasysh këtë, i’u desh një muaj që ta korrigjonte këtë politikë gjë që solli mjaft dëme për prestigjin e saj në Ballkanin Perëndimor).
Kjo deklaratë e Vuçiçit jehoi në mbarë botën si asnjë tjetër para saj. Kjo u tha në një moment kur bota moderne po përballej me një kërcënim pa precedent; ndërsa Perëndimi, para të gjithëve SHBA-të dyshonin (prandaj edhe akuzojnë) Kinën se ka kontribuar shumë për shkaktimin e pandemisë, me atë që në fillim ka penguar informacionet dhe kësisoj nuk ka lejuar që opinioni publik botëror të njihej me përmasat reale të problemit. Pas kësaj, Kina vërtetë vuri në jetë “diplomacinë e pajisjeve mbrojtëse” (mask diplomacy) nëpërmjet së cilës i ofroi ndihmë një numri ta madh vendesh në “ndreqjen e kurbës” së virusit, por dëmi në marrëdhënie ishte shkaktuar tashmë.
Po dëgjohen gjithnjë e më shumë zëra se BE-ja duhet ta shqyrtojë raportin e saj me Pekinin- këtu e ka burimin edhe deklarata e para pak kohëve e Borelit mbi “naivitetin” e Brukselit. Pas luftës tregtare, SHBA-të tani përsëri po shqyrtojnë që në disa degë të industrisë “të përjashtojnë” prodhimet dhe ofertat kineze, ndërsa nga Londra porosisin se “asgjë nuk ka për të qënë si më parë”: “do ta na duhet të shtrojmë për zgjidhje pyetje të vështira sesi ndodhi e gjitha kjo dhe nëse ishte e mundur të ndalohej më parë”, thotë Ministri i punëve të jashtme Dominik Rab.
Për Beogradin do të ishte një goditje serioze sikur të parashtrohej si kërkesë direkte për të rishqyrtuar raportet e tij me Pekinin në konteksin e një politike më të gjërë të BE-së. Ka shumë arësye: Kina për Serbinë përbën burim huash dhe investimesh që këmbëngulin shumë më pak për transparencë; pastaj, mbartës të novacioneve me të cilët arrihen me lehtë dhe më shpejt marrëveshje për futjen e teknologjive të reja, me më pak mundësi për vëzhgim civil; fuqi botërore mbështetja e së cilës i nevojitet ose është e dëshirueshme për shkak të kontekstit të një sërë raportesh ndërkombëtare dhe në fund, vendi i origjinës së numrit më të madh të turistëve në botë (të cilët, sipas të gjitha gjasave do të vinë me fluturim direkt të “Air Srbija”).
Kur themi hua dhe investime, mendojmë për drejtimet hekurudhore dhe rrugore për të cilët BE-ja nuk është e interesuar sepse nuk bëjnë pjesë në prioritetet e saj të rrjeteve të transportit; fabrika dhe sisteme që punësojnë më mijëra punëtorë, dhe të cilët me siguri ndokush tjetër nuk i ka dashur (kombinati metalurgjik Smederevo, kombinati i matelurgjisë më ngjyra Bor); inovacione, kemi parasysh 5G dhe AI; probleme ndërkombëtare, Kosova, UNESKO e ç’nuk ka tjetër; ndërsa turistët- rritja e vizitave në Beograd ishte evidente edhe para pandemisë. Madje edhe mund të spekulohet se në bashkëpunimin e mëtejshëm me Kinën, Beogradi synon t’i përgjigjet recesionit global të pritshëm. Për këtë, në dhjetë vitet e kaluara, Kina, kompanitë e saj, biznesmenët dhe në përgjithësi qytetarët janë adoptuar në përgjithësi mirë me kushtet e jetës dhe të punës në Serbi; përkeqësimi i marrëdhënieve do të ndikonte në mënyrë të paevitueshme te ata.
Këtu duhet të themi edhe se Kina vërtetë e ka ndihmuar ndjeshëm Serbinë për luftimin e pandemisë (epidemisë) në territorin e saj. Nuk janë vetëm mijërat e tonëve pajisje mbrojtëse, por edhe ndihma në laboratoret gjë që i mundësoi shtetit, pas problemeve dhe kritikave fillestare, të testonte 5-5.000 njerëz në ditë. Ekspertët kinezë solën eksperiencën e tyre; ndikuan që pacientët me simptoma të lehta të fillojnë të sistemohen në spitale të përkohëshme dhe të mos mbahen në kushtet e (vetë)izolimit shtëpiak; këshilluan se cilat spitale janë të përshtatshëm për shtrimin e pacientave dhe cilët jo (shëmbull: përjashtuan VMA- Akademia Spitalore Ushtarake-për shkak të sistemit të saj qendror të klimatizimit)
Deklaratat e lartpëmendura të udhëheqjes serbe ndeshën në dyshimet e BE-së, gjë që shihet nga teksti i deklaratës së Zagrebit të javës së kaluar. Për këtë Presidenti i Serbisë u përpoq të “kontrollojë dëmin”; i’u organizua takimi me ambasadorët e vendeve antare të BE-së në Beograd, u publikua teksti i tij autorial në “US News as World report”, në të cilin thuhet se “Serbia është e përkushtuar ndaj Perëndimit”; pastaj u shfaqën billbordet e gazetës Ekspres në të cilën Serbia falenderon Europën - Norvegjinë – për mendimin tonë një pandam për dedikimin e mëparshëm të gazetës Informer për “vëllain Xi”. Paraprakisht me tone të ashpra u përpoq kryeministrja Brnabiç duke kritikuar Karl Bildtin se po përhap “lajme të gënjeshtërta”, sepse ai ka thënë se ndihma e Kinës ishte transportuar me financimin e BE-së dhe se Vuçiçi nuk i ka pritur ndihmat nga BE-ja (siç kishte pritur një javë më parë ndihmat nga Shangai). Brukseli ndërkohëbëri dhe ofroi shumë gjëra, por me vonesë, gjë që Pekini e shfrytëzoi me marifet.
Prej kohësh (ndoshta shumë kohësh do të thotë ndokush) duket se “pas kodrës po zien” kthimi te politika e kushtëzimit. Nëpërmjet saj, lë të kujtojmë, me shumë më tepër vendosmëri, rregjimet demokratike në Serbi janë shtyrë të përmbushin atë që ishte premtuar- të normalizonin raportet me fqinjët, është promovuar ballafaqimi me të shkuarën dhe ç’është më e rëndësishmja, janë dorëzuar të akuzuarit për krime lufte dhe genocid. Kthimi në këtë politikëështë një frika më e madhe e Beogradit. Si do të dukej në praktikë? Përshembull nuk ka hapje të re të kapitujve deri nëarritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ose, harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE-së në një përqindje më të madhe sesa kjo aktualja (52% sipas fondit ISAC). Presion shtesë mund të kryhej nëpërmjet kërkesave mjaft konkrete në lidhje me shtetin e së drejtës dhe ndarjen e pushteteve. Pezullohen fondet europiane për të gjithë me përjashtim të shoqërisë civile (dhe shkollimit të lartë). Mbartëse e promovimit të një politike të tillë mund të ishte gjithsesi Gerjmania, pozita e së cilës do të forcohej nëse në zgjedhjet presidenciale në SHBA fiton Xho Bajdeni.
Por, kjo politikë mbështetet në disa supozime: përfundimin së shpejti të pandemisë dhe një plan gjithëpërfshirës për daljen e ekonomisë europiane nga kriza e pritshme; të qënit dakord mes Francës dhe Gjermanisë; sinqeriteti i partnerëve europianë, kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit. Ajo nuk është pa rrezik edhe për forcat pro-demokratike; rregjimet hibride (sikurse na vlerëson Fridom Haus) nuk shfaqin shenja dobësimi. Të ballafaquar me këtë përzgjedhje, Vuçiçi mund të përpiqet që vendin ta lidhë akoma më shumë me Kinën dhe me Rusinë, gjë me të cilën- përsëri- do të shkaktonte dyshimet e Uashingtinit, dhe do ta shndërronte Serbinë vatër të luftës së interesave të fuqive të mëdha me një intenstitet akoma më të madh. Hapësira e manovrimit të Beogradit do të zvoglohej, sepse në rrethanat e reja postkorona nuk mund të pritet që Rusia dhe Kina të fitojnë aleatë në radhët e BE-së. Gjithçka do të bëhet e qartë në vjeshtë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza