Flash News

KRYESORE

A do të jetë emisioni i njohjeve në televizion programi që do të drejtojë Luana Vjollca?

Prej disa javësh diskutohet se Luana Vjollca do të prezantojë programin më të ri në ekranin e Top Channel teksa vetë moderatorja ka dhënë disa detaje të vogla për fansat e saj. Në postimet që ka bërë në Instastory, ajo tregon se do të jetë emision prime time në orën 21:00 dhe me të qeshura. Në disa media është përfolur se ajo do të drejtojë pikërisht emisionin për të cilin tashmë është publikuar promoja. "Take me out Albania" është emisioni më i ri që do të nisë në Top Channel. Sipas reklamës që është publikuar në këtë ekran, ky emision ka të bëjë me njohjet dhe gjetjen e princit të kaltër apo vajzën e ëndrrave. Ky emision me shumë gjasa i është besuar Luanës, megjithatë ende nuk ka një informacion zyrtar dhe të konfirmuar.

Të fundit