All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

A do të jetë SPAK shpëtimi i reformës në drejtësi?

A do të jetë SPAK shpëtimi i reformës në drejtësi?
All - Paragraf - 1

Instituti i Studimeve Politike (ISP), në raportin “Reforma në Drejtësi: Bilanci 2018-2019 – Monitorim, Analizë, Problematika“, e konsideron SPAK si premtimin e madh dhe e shikon gjerësisht si instrumentin që do të sjellë ndryshime të rëndësishme për reformën dhe luftën ndaj korrupsionit në vend.

All - Paragraf - 3

Sipas ligjit dhe premtimit fillestar të KLP, SPAK do të duhej të ishte jetësuar në fillimin e pranverës, por premtimet optimiste pa pasur në konsideratë nevojën që të gjithë kandidatët e SPAK të kenë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit (vetingun), tregon edhe njëherë se janë pa baza.

“Në rrethanat aktuale SPAK ka një listë kandidatësh, të cilët po trajtohen nga organet e vettingut, ndërkohë që asistenca ndërkombëtare ka kohë që është në pritje të krijimit të saj.

Lista emërore e prokurorëve kandidatë për SPAK tregon se: Enkelejda Millonaj, Arben Kraja, Klodian Braho dhe Elida Karçini kanë kaluar me sukses vetingun në KPK dhe nuk ka ankimim ndaj tyre në KPA. Për pjesën tjetër procesi i vetingut ende nuk ka nisur në KPK për të vijuar më pas në KPA nëse do të ketë animime.

Ened Nakuçi ka kaluar vetingun, por KPK ka rekomanduar hetime të tjera lidhur disa problematika të tij. Besnik Muçi ka kaluar me sukses në KPK, por çështja e tij është ankimuar në KPA dhe në shtator është seanca mbi rastin e tij. i njëjti kandidat ka kaluar edhe provën e KED për kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Në pritje të KPA është edhe prokurorja Kajana, e cila fitoi në KPK, por vendimi u ankimua nga IKP.”, shkruhet në raport.

ISP shtron pyetjen se sa anëtarë duhet të kalojnë vetingun për të pasur vendimmarrje të SPAK?

“Ka pasur ide, përfshirë edhe nga zyrtarë drejtues të KLP, që e quajnë funksionale SPAK edhe me anëtarë jo të plotë, ndërkohë që Kushtetuta parashikon përcaktimin se SPAK nuk duhet të ketë më pak se 10 prokurorë.”

Të fundit