Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do të jetë viti 2019, vit i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi?
Viti 2019 do të jetë vit i hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, por edhe vit i arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë fjali të publikuar në rrjetin e tij social, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u drejtohet qytetarëve të Kosovës në fillim të vitit 2019, duke paralajmëruar një vit me shumë sfida, por ndër më të rëndat, ai përmend arritjen e një marrëveshje historike paqeje me Serbinë.
"Një moment i tillë përcaktues apo vendimtar yni, i cili duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt, ndërlidhet me marrëveshjen përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Mendoj se nuk ka moment më të mirë se tani për të arritur paqen e qëndrueshme dhe përfundimtare. Rrethanat politike në Kosovë dhe Serbi mundësojnë një marrëveshje të tillë”, shkruan në një opinion të tij, Presidenti Hashim Thaçi, duke rikujtuar edhe njëherë rolin që kanë SHBA-së në këtë proces.
"Në favor të shfrytëzimit të plotë të kësaj mundësie historike janë SHBA-ja dhe BE-ja. Nuk kemi kohë për të humbur tani, por me zgjuarsi dhe të bashkuar duhet të vendosim për të mbyllur konfliktin shekullor me Serbinë dhe për ta hapur atë të paqes. Historia, koha dhe gjeneratat e ardhshme do të na gjykojnë për veprimin e duhur apo humbjen e mundësisë. Unë dua që të mbahemi në mend për të parën”, shkruan Presidenti Thaçi. Për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, shprehet edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por nga prizmi i autoriteteve ndërkombëtare, Haradinaj ka tensionuar raportet ndërmjet dy vendeve me vendosjen e taksës 100% për të gjitha prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Kryeministri këtë vendim e mori për shkak të sic thotë "agresionit politk dhe diplomatic të Serbisë ndaj Kosovës”, ndërsa, shprehet i vendosur që taksën mund ta heq vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.
"Masa pos që është politike është edhe në mbrojtje të sigurisë të Kosovës. Nëse Serbia nuk ndryshon, (sepse Serbia është një mini Rusi në Ballkan), atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë, përjetësisht. Nëse Serbia dëshiron njohje reciproke do e hiqnim menjëherë, sa më shpejtë që bimë dakord për njohjen reciproke”, tha kryeministri Haradinaj, duke i dhënë mbështetje për një marrëveshje me Serbinë, Grupit Negociator të Kosovës, i mandatuar në Parlamentin e Kosovës. "Delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e Qeverisë. Negocimi bëhet prej delegacionit, jo prej dy njerëzve. Unë kam kërkuar që edhe Presidenti t'ua dërgoj delegacionit krejt çka posedon", u shpreh Haradinaj në një konferencë të fundvitit.
Tensionet
Tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përshkuan këto dy vende gjatë gjithë vitit 2018. Nuk u shënua përparim në dialog, ndërsa, nga Brukseli zyrtarë u tha se Kosova plotësoi të gjitha kushtet për liberalizim vizash, por kjo nuk ndodhi gjatë vitit 2018. E për gjitha këto "dështime”, partitë politike opozitare akuzojnë partitë në pushtet. Avdullah Hoti, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia më e madhe opozitare, kritikoi Presidentin Thaci dhe koalicionin qeverisës të cilët, sipas tij, po i vënë në rrezik arritjet e Kosovës për shkak të interesit të vetëm për të mbetur në pushtet.
"Në vetëm një vit të qeverisjes, koalicioni PAN na ka larguar nga Bashkimi Everopian. Sot, Kosova është në pikën më të ulët të përkrahjes ndërkombëtare në tri dekadat e fundit. Viti u përmbyll me qeverisje pa legjitimitet të koalicionit PAN, i cili nuk ka guxim të përballet me qytetarët. Ajo që e bashkon sot Qeverinë, Presidentin dhe Kryeparlamentarin nuk është dialogu, por interesi për të mbetur në pushtet”, shkroi Avdullah Hoti, duke ritheksuar se "dështimet e koalicionit qeverisës kanë bërë që edhe qytetarët e Kosovës të mbesin pa liberalizim të vizave”.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, i cili vazhdimisht akuzon Presidentin Hashim Thaçi, për sic thotë, "skenare të fshehta me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Takimet e vazhdueshme
"Takimet e vazhdueshme të Thaçit e të Vuçiqit siç duket nuk prodhuan vetëm skenarin e ndarjes së Kosovës, që e kundërshtuam masivisht në protestë në 29 shtator. Por, paskan prodhuar edhe një taktikë për pushtet. Vuçiqi siç duket është i gatshëm të bëjë shumëçka me kusht që në krye të Kosovës e në krye të dialogut të mbetet Thaçi. Madje nuk është çudi që në kuadër të kësaj aleance të fshehtë Vuçiq-Thaçi, presidenti i Serbisë të lejojë edhe një qeveri të Kosovës ku Listën Serbe do ta zëvendësonte ndonjë pseudoopozitë shqiptare me kusht që kështu të zgjatej qëndrimi i PDK-së në pushtet”, shkroi Albin Kurti.
Lista Serbe që ka 10 deputet në Parlamentin e Kosovës, tashmë ka kohë që bojkoton institucionet e Kosovës, që nga koha kur Policia e Kosovës arrestoi për hyrje ilegale në Kosovë, shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Po ashtu argumentin e tyre për largim nga institucionet e fuqizoi sipas tyre, edhe vendimi i autoriteteve kosovare që me ligj e shndërruan Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri. Për këtë të fundit Prishtina zyrtare e kishte mbështetjen e SHBA-së dhe disa vendeve të BE-së.
Sidoqoftë, edhe autoritetet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë vazhdimisht shprehen se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje paqeje, sepse kjo do të kuntribuonte në stabilitetin e krejt rajonit. Në një intervistë të fundvitit për mediet lokale, ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, është shprehur se "po ta kishte shkopin e famshëm magjik”, ai do ti ndryshonte tri gjëra në Kosovë: "Që shqiptarët e serbët, sikurse edhe bashkësitë tjera, t'i qaseshin njëri-tjetrit në mënyrë më aktive dhe të arrihet paqe me Serbinë. T'i zhdukë mbeturinat gjithandej dhe të ketë një qasje më miqësore ndaj natyrës. Dhe e fundit që gjenerata e re e Kosovës të udhëtojë shpejt e pa kufizime në Evropë”./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38


