Flash News

KRYESORE

A do të kandidojë zëvendësja e Ramës për Bashkinë e Shkodrës? Vjen përgjigja e Senida Mesit

A do të kandidojë zëvendësja e Ramës për

Në një kohë kur motorët e fushatës për zgjedhjet vendore janë ndezur, kanë nisur zërat e parë edhe për emrat e kandidatëve të partive kryesore në vend.

Bashkia e Shkodrës është një nga më të mëdhatë dhe është udhëhequr deri tani vetëm nga demokratët. Por, nën siglën e Rilindjes Senida Mesi, zv.kryeministrja është përfolur si një nga emrat e mundshëm.

Në një intervistë për “Panorama”, ajo i përgjigjet pyetjes nëse do të pranonte të kandidojë nën siglën e PS për Bashkinë e Shkodrës.

“Ne po zhvillojmë më tej burimet tona njerëzore dhe po përfundojmë e më të mirëve. Prandaj, Partia Socialiste do të gjejë në kapitalin e saj njerëzor, kandidatin më të përshtatshëm dhe të denjë për Shkodrën, ashtu sikurse edhe për çdo qytet apo njësi tjetër.

Unë mendoj që vizioni dhe platforma për rilindjen e qytetit kanë më tepër rëndësi tani sesa thjeshtë emri i kandidatit”, u shpreh Mesi.

Ajo akuzon kryetaren aktuale të bashkisë, Voltana Ademi se po bën retorikë dhe se tregohet pa vizon dhe plane reale për qytetin.

Të fundit