All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

A do të kërkojë Meta "azil" në Sarajevë?

A do të kërkojë Meta "azil" në Sarajevë?
All - Paragraf - 1

Ka habitur jo pak vendimi i presidentit Ilir Meta për të udhëtuar ditën e sotme drejt Sarajevës.

All - Paragraf - 3

Burime nga presidenca konfirmojnë prezencën e kreut të shtetit shqiptar në një darkë që do të mbahet sonte në Sarajevë, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ditën e nesërme, kreu i shtetit shqiptar do të jetë në takimin në nivel presidentësh në Jahorinë.

Por një veprim i tillë ka befasuar jo pak në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo sepse bie ndesh me diplomacinë shqiptare e atë të Kosovës, që vendosën të mos merrnin pjesë të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Bosnjë. Kjo sepse Kosova argumentoi se nuk është trajtuar si e barabartë me pjesëmarrësit e tjerë. Shqipëria u solidarizua me të.

Po përse presidenti Meta vendosi të udhëtojë në Sarajevë e të takojë përfaqësuesit e rajonit, duke i dalë kundër qëndrimit të diplomacisë shqiptare e kosovare?

Mos ndoshta sepse më herët kuvendi miratoi me 101 pro, 6 kundër dhe 3 abstenim, ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij nga detyra?

Brenda dy ditësh pritet që komisioni hetimor të konstituohet dhe të nisë punën. Komisioni do të ketë 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita parlamentare.

Gjithashtu, nga kryeministri Edi Rama e deputetë të tjerë të PS, e po ashtu nga analistë të ndryshëm është deklaruar se kreu i shteti ka frikë nga drejtësia.

Mos ndoshta ai i trembet ndonjë arrestimi? Bashkimi i votave të opozitës së re me PS dhe votimi për ngritjen e komisionit hetimor ndaj tij me 101 vota ia vështirëson situatën.

Ndoshta Meta është dorëzuar dhe udhëtoi drejt Sarajevës për të kërkuar azil.

Të fundit