Flash News

KRYESORE

A do të kthehet Arbana Osmani në Top Channel? Moderatorja sqaron të vërtetën

Një postim i ditës së djeshme të Arbana Osmanit në Instagram ka "ngatërruar" mediat e fansat pasi mendonin se ajo do të ikte përfundimisht nga Top Channel.

"Ditët e fundit në Top Channel, e lodhur por e lumtur"- shkruante Arbana, e cila i është referuar sezonit të saj "Dua të të bëj të lumtur". Emision i cili këtë të shtune do të transmetojë puntatën e fundit të sezonit.

Në komentet që i kanë bërë fansat, Arbana ka sqaruar se ajo do marrë pushimet por do të rikthehet sërish në sezonin e radhës me "Dua të të bëj të lumtur".

Të fundit