Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
A do të ndërhynte Rusia në një luftë të Serbisë me Kosovën? (dhe fuqia ushtarake serbe)
Shefi i shtetit urdhëroi gatishmëri të plotë luftarake të ushtrisë; në gatishmëri të plotë është vënë edhe policia, ndërsa tabloidët ia filluan të informojnë mbi lëvizjet e trupave në drejtim të Kosovës- kështu ishte, pak a shumë, reaksioni i parë i Beogradit ndaj lajmit se policia kosovare ka hyrë në komunat serbe në Veri të Kosovës.
Ka mundësi që trupat vërtetë të jenë zhvendosur, por kjo pati efekt vetëm në kuptimin e politikës ditore. Në realitet, ose më mirë të themi në raportin real të forcave në rajon, një aksion i vërtetë ushtarak i Serbisë kundër Kosovës është i pamundur. Më saktë, është teorikisht i pamundur, sepse kjo do të thoshte fillimin e një konflikti të hapur me NATO-n, gjë e cila, narrativën e ushtrisë që mbron serbët në Kosovë e redukton në nivelin e propagandës.
Njësitë speciale të policisë kosovare edhe njëherë treguan forcën në enklavën serbe në Veri të Kosovës, duke arrestuar pothuajse 30 serbë, shqiptarë dhe boshnjakë, dhe u tërhoqën nga ky territor pa kurrfarë pasojash. Gjatë kësaj kohe udhëheqja politike e serbëve të Kosovës, përfshirë edhe njerëz që dyshohet se kanë shkelur thellë në kriminalitet, ishin të pranishëm në Parlamentin e Serbisë dhe ndiqnin nga llozhat seancën e parlamentit në të cilën, krahas fjalimeve të intonuara patriotikisht, diskutohej mbi Kosovën. Dhe ky diskutim si dhe lajmërimi gjëmëmadh i lëvizjes së njësive ushtarake dhe policore janë në një disharmoni të qartë me atë që ndodhi vërtetë në terren.
Nuk është fjala këtu nëse Serbia duhet të bëjë diçka në mënyrë që të mbrojë interesat dhe jetën e serbëve në Kosovë. Fjala është për njohjen e realitetit dhe kuptimin e lëvizjeve të mëdha që kanë ndodhur në planin ndërkombëtar në këto tridhjetë vitet e fundit.
Opinioni publik serb nuk e kupton thellësinë e këtyre lëvizjeve dhe e „gëlltit“ lehtë floskulën mbi fuqinë ushtarake, neutralitetin ushtarak dhe mbështetjen te disa nga fuqitë e mëdha botërore.
Elitat politike, të cilat ndërkohë kanë zëvendësuar njëra-tjetrën, nuk kanë patur as kurajon dhe as aftësinë që të fillojnëpërballjen me këto ndryshime. Në vend të kësaj, ato janë harmonizuar me mendimin e ngulitur te shumica njerëzve në vend, me dëshirën për të mos humbur mbështetjen e votuesve të tyre.
Në rast të një konflikti real me NATO-n Serbia, në thelb dhe formalisht do t’ia hapte dyert një lufte të re në të cilën do të mund të gjendej e vetme kundër të gjithëve. Sepse, jo vetëm që në Kosovë janë shpërndarë trupat e NATO-s, por edhe vendet e rajonit, me përjashtim të Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonsë Veriore, janë antare të kësaj aleance ushtarake. Ndër vendet e tjera që nuk janë antare të NATO-s, Serbia nuk do të mund të gjente një aleat të besueshëm, meqenëse Maqedonia Veriore po përpiqet të hyjë në këtë aleancë dhe po të njëjtën gjë dëshiron edhe entiteti boshnjak, ndërsa të tjerat refuzojnë.
Aleatët
Aleati kryesor potencial, Rusia, është e ndarë nga Serbia me një rrip vendesh antare të NATO-s (Rumania, Turqia, Bullgaria), dhe këtu bën pjesë edhe Ukraina që synon antarsimin në NATO. Dhe kjo praktikisht do të thotë që në rast se Rusia vërtetë vendos që ushtarakisht, ose më mirë të themi me trupa ushtarake, ta ndihmojë Serbinë, do t’i duhej të kalonte nëpër territoret e vendeve të mësipërme, dhe nëse vendos për mbështetje ajrore për palën serbe, do t’i duhet të marrë lejet përkatëse për mbifluturimet.
Është e pamendueshme që një antar i kësaj aleance të lejojë mbifluturim për avionët luftarakë rusë (ose të kujtdo tjetër) mbi territorin e tij në mënyrë që t’i ofrojë mbështetje Serbisë, e cila, natyrisht në një supozim tejet teorik, ka dërguar trupa në Kosovë.
Cilat janë shanset që Rusia të mbështetë vërtetë Serbinë në rast të një konflikti me foract e NATO-s? Realisht shumë të vogla, ose aspak. Sepse Rusia është fuqi e madhe, gjë që do të thotë se mendon pragmatikisht dhe nuk i’a lejon vetes t’i hyjë ndonjë aventure. Problemet kanë arritur deri në oborrin rus (Ukraina dhe republikat e tjera ish sovjetike), dhe pikërisht ky është tani prioriteti real i Moskës. Ballkani është në sferën e intersimit rus, por gjithsesi nuk është kaq i qenësishëm sa „oborri“ i saj. Rusia ka interesa të shkatërrojë ose të pengojë procese në favor të Perëndimit në këtë territor, por nuk ka as fuqi dhe as interesa që në Ballkan „të rreshtohet“ pas askujt, e kësisoj edhe as pas Serbisë.
Cilat janë shanset që në rrethana të tilla Serbia të fillojë vërtetë një aksion ushtarak kundër Kosovës? Të njëjta si edhe për mbështetjen direkte ushtarake të Rusisë në rast konflikti, domethënë shumë të vogla ose aspak. Sepse, sadoqë të fluturojë me deklarata mbi gatishmërinë për të mbrojtur serbët në Kosovë, pushteti në Beograd është i vetëdijshëm se këtë nuk guxon kurrsesi ta bëjë, pra nuk guxon të nisë trupa ushtarake në drejtim të territorit të Kosovës.
Deklaratat gjëmëmëdha për një gatishmëri të këtillë janë të destinuara për veshët e zgjedhësve pak të informuar, kryesisht ata të orientuar nacionalisht. Ata përbëjnë shumicën e trupit zgjedhor dhe ka shumë rëndësi të qëndrojnë me besimin se në raport me Kosovën asgjë nuk ka ndryshuar dhe se serbët e atjeshëm mund të llogaritin mbrojtjen nga ana e Serbisë me kapacitet të plotë.
Në qarqet qeveritare në Beograd të ashtuquajturat rrethana gjeostrategjike në të cilat gjendet vendi, duke gjykuar nga të gjitha gjasat, gjithsesi merren parasysh, sepse Presidenti Vuçiç ka deklaruar disa herë se Serbia është ekskluzivisht për zgjidhje paqësore.
Floskulat për gatishmërinë e ushtrisë dhe policisë për të mbrojtur serbët e Kosovës kanë qenë aktuale në ditën kur policët kosovarë arrestuan në Veri të Kosovës, por u shuan plotësisht pasiqë ata u tërhoqën nga komunat serbe, pasi kishin kryer detyrën që kishin marrë nga qeveria kosovare. Në aksion vërtetë që pati përdorim të tejkaluar të forcës, në mënyrë të veçantë në Zubin Potok, por kjo, së paku deri tani, nuk pati kurrfarë pasojash për pushtetin kosovar.
Mundësitë
Moska e ka kuptuar se Ballkanië shtë bërë „një zonë interesi“ e Perëndimit, në të cilin ajo mund të jetë vetëm njëfarë faktori pengues. Pas ndryshimve në Maqedoni dhe me hyrjen e Malit të Zi në NATO, asaj i është ngushtuar hapësira, por gjithsesi mbetet e qartë se Serbia është aleati kryesor i saj. Rusia ka ndikim të madh edhe te Kisha Ortodokse Serbe, dominon në sektorin energjetik nëSerbi dhe mëkon lidhje të forta me partitë e bllokut qeveritar dhe politikanë me ndikim në kreun shtetëror, por edhe në radhët e opozitës, siç është Partia radikale e Serbisë. Është reale të supozohet se një prej qëllimeve të saj është që, nëpërmjet forcimit të ndikimit „në thellësi“, gjë të cilën është e vështirë ta eleminosh, e ka bërë Serbinë jo fort tërheqëse për NATO-n.
Përgjigja e pyetjes sesi Kosova, e cila është ushtarakisht dhe ekonomikisht më e dobët se Serbia, ia arrin të organizojë aksione policore për të cilat e di që më përpara se kanë për të shkaktuar zemërim, si te Beogradi, ashtu edhe të serbët në Kosovë, është e thjeshtë- ka aleatë të fuqishëm, ndikimi i të cilëve në rajon është bërë tejet dominues. Këta aleatë nuk mbrojnë interesat e Kosovës, por mbrojnë interesat e tyre, ndërsa Kosova ia ka arritur të përputhet në lëvizjet globale, gjë që arritën ta bëjnë, gjatë viteve nëntëdhjetë, shumica e shteteve të ish Jugosllavisë që shpallën pavarësinë. Nuk i ndihmoi as fuqia e madhe ushtarake që kishte atëbotë Ushtria Popullore Jugosllave, njëlloj sikurse sot, kjo farë mbifuqie e Serbisë në raport me Kosovën nuk ka rëndësi vendimtare.
Kështu erdhi puna që Serbia të mbetet e rrethuar nga vendet antare të NATO-s, gjë për të cilën opinioni i saj publik, në një masë të rëndësishme, beson se mund t’i kundërvihet dhe se ndihma gjithsesi do t’i vijë „nga vëllai i madh“ i Lindjes. Një predispozicion të tillë sot, ndoshta në mënyrë më të zëshme sesa në vitet nëntëdhjetë, e mëkojnë tabloidët nëpër faqet kryesore të të cilave Serbisë i janë dorëzuar (ose sa nuk kanë ardhur) sasi të mëdha avionësh dhe armatimesh të tjera si dhe pajisje ushtarake që e bëjnë të jetë fuqi dominuese në rajon. Në realitet (përsëri ky realiteti) kanë ardhur shumë pak, ndërsa ushtria vazhdon të ketë rapore të shkëlqyera me NATO-n. Antarsia e Serbisë në Partneritetin për Paqe, gjë që është shkallë me rëndësi drejt antarsimit të plotë në NATO, nuk është vënë asnjëherë në diskutim.
Mbajtja e lidhjeve të ngushta me NATO-n, tregon se Serbia gjithsesi e kupton realitetin (ose sëpaku kuadrin bazë të realitetit), por do të dëshironte që në këtë realitet të hyjë me kushtet e saj, Kjo gjithsesi nuk ndodh, ose ndodh vetëm atëherë kur shteti është mjaftueshëm i fortë dhe i fuqishëm ushtarakisht që të imponojë kushtet e tij, gjë që gjithsesi nuk e karakterizon Serbinë.
Vendet e tjera të rajonit e kanë vlerësuar se në cilin drejtim zhvillohen gjërat dhe „kanë hipur në tren“, duke u nisur nga qëndrimi se pozicioni dhe aleancat në botën moderne, më sëpaku, kanë rëndësi po aq sa fuqia direkte ushtarake, e në praktikë madje akoma më shumë.
*Artikull redaktorial i Portalit investigativ „Demostat“, 13 qershor 2019. Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza