A do të përfaqësojë Arilena Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm? Flet menaxheri i këngëtares

Për shkak të koronavirusit, ashtu si shumë vente, konferenca e kompeticione të rëndësishme evropiane dhe botërore janë shtyrë, disa me muaj e të tjera me një vit. Njëjtë ka ndodhur dhe me Eurovizion i cili është shtyrë për vitin e ardhshëm, në maj të 2021-shit.

Por ende nuk dihet nëse këngët e këtij viti do të këndohen në 2021 apo do të zgjidhen të tjera. Për këtë ka folur menaxheri i këngëtares shqiptare, Popi Kola në një lidhje Skype për emisionin “Rreze Dielli”.

’Fall from the sky’ Ishte një nga projektet më të rëndësishme të Arilenës. Parë nga të gjitha opsionet, për një ‘Eurovision’ pa publik apo për ta shtyrë atë, ‘Eurovision’-i do ishte gjëja e fundit që njerëzit do mendonin në këtë situatë kur koronavirusi po merr edhe jetë njerëzish. Nuk kishte mënyrë më të mirë. Në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë, ose duhet të ishte tamam, ose mos të bëhej fare,”- është shprehur ai.

Ky lajm nuk i ka tronditur aspak këngëtaren dhe menaxherin sipas të cilit, shëndeti dhe jeta janë gjërat kryesore për të cilat duhet të mendojmë në këtë situatë.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, ndërkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që çfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. ‘Eurovision’ ishte një nga gjërat që duhej anuluar,”–  përfundon Popi Kola.

 

View this post on Instagram

 

First day of 2020 started like this! #Kido❤️

A post shared by Popi Kola (@popikola) on