All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

A do të përfshihen mediat në paketën e ndihmës? Rama: Qeveria s'financon programet komerciale

A do të përfshihen mediat në paketën e ndihmës? Rama:
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi kërkesën e medias drejtuar gjatë këtyre ditëve për t’u përfshirë në paketën e ndihmës në sajë të situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për Euroneës, Rama tha se detyra e qeverisë është të garantojë lirinë e informacionin dhe të drejtës për informim dhe jo të financojë ecurinë e programeve komerciale.

Megjithatë, Rama shtoi se kjo nuk është një përgjigje përfundimtare, sa i takon financimit të medias.

“Nuk është detyra e qeverisë të financojë ecurinë e programeve komerciale. Detyra e qeverisë është të garantojë minimunin jetik të medias për lirinë e informacionin dhe të drejtës për informim. Por ne po i shohim të gjithë, kjo është parimore dhe nuk është përgjigje përfundimtare se do shohim me kujdes cdo gjë me parimin e radhës, kushdo që hap gojën dhe kërkon duhet të mendojë se në vend ka njerëz që janë në kushtet e ekzistencës dhe duhet të mendoje se sot që flasim në Shqipëri ka mijëra familje që jetojnë në cadra, të cilëve duhet t’u garantojmë ekzistencës, por nuk i lëmë dot në cadër meqe na zuri kjo flamë dhe s’mund tu themi: rrini në cadër se kemi për të paguar futbollistët apo humoristët”, tha Rama.

Për shkak të përgjysmimit të reklamave, mediat po përballen me probleme financiare, duke rrezikuar të lërë pa paga një numër të madh të punonjësve.

Efektet e krizës u shfaqën menjëherë mbi median e shkruar, ku menjëherë pas masave shtrënguese ishin të parat që u mbyllën, ndërsa televizionet kanë pezulluar një sërë emisionesh.

Të fundit