Flash News

KRYESORE

A do të rikandidojë Vangjush Dako për një mandat të katërt në Durrës?

A do të rikandidojë Vangjush Dako për një mandat të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet në emisionin “kjo Javë” se si do të procedohet për kandidatët për kryetar bashkie nga kjo forcë politike.

Ne kemi nisur një proces vlerësimi të kryebashkiakëve aktualë. Prej prillit të vitit të kaluar kemi bërë  një analizë, e shtrirë kjo në dy faza ku ne bëmë një pyetësor dhe nga ky proces analize jemi në një fazë që kemi vlerësuar cilët janë kandidatët por kjo vendimarrje do të merret nga grupi i PS”, u shpreh Balla.

I pyetur më tej nëse do të rikandidojë Vangjush Dako për një mandat të katërt në Durrës, Daku u shpreh, “Zoti Dako është prej 2007 në krye të bashkisë Durrës, dhe Durrësi ka njohur një transformim të thellë. Kush e ka ndjekur punën e bërë në bashkinë Durrës bie dakord që është bërë një punë e shkëlqyer, por do të jetë vetë zoti Dako dhe më pas struktura e PS që do të shprehen”.

Të fundit