Flash News

KRYESORE

A do të shkarkohet Fatmir Xhafaj? Rama jep përgjigjen përfundimtare

A do të shkarkohet Fatmir Xhafaj? Rama jep përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka shuar përfundimisht zërat se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të shkarkohet.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, shefi i qeverisë deklaroi se ai nuk do ta shkarkojë, pavarësisht materialit audio të publikuar dy ditë më parë nga PD, ku shfaqet vëllai i Fatmir Xhafajt duke zhvilluar një bisedë me një trafikant droge.

Rama po ashtu kërkoi që njëkohësisht, të vijojnë hetimet nga ana e Prokurorisë për të vërtetëuar autenticitetin e materialit.

“Nga përgjigja që kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë nga informacionet e burimeve nga të cilat s’ka indice të veprimtarisë të paligjshme të vëllait të ministrit të Brendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive se nuk jemi njësoj, që do të thotë se më krijon bindjen se ministri vazhdon të kryejë urgjente, por edhe do kryhen hetimet. Unë e gjykoj politikisht, por hetimet duhet të vazhdojnë njëkohësisht. Kjo është një sfidë e madhe e drejtësisë që kërkojnë. Prokuroria të provojë shkencërisht autenticitetin e materialit audio”, u shpreh Rama, i cili kërcënoi se nëse vërtetohet se materiali është fals, atëherë përgjegjësit do të përballen me ligjin deri në burg.

 

Të fundit