Flash News

KRYESORE

A do të shkojë Turi në Klan? Sqarohet njëherë e mirë e vërteta

Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se producenti e moderatori Turjan Hyska do të kalojë në Tv Klan. E ky lajm u përforcua edhe më shumë me takimin që ai zhvilloi ditën e djeshme me Aleksander Frangajn në ambientet e Tv Klan.

Pas mbylljes së emisionit të tij “Oktapod”, u përfol shumë për një kalim të mundshëm të Turit në Klan por burime pranë tij kanë thënë për Politiko.al se ky lajm nuk është i vërtetë.

Sipas po këtyre burimeve, takimi i Turit me Alkesandër Frangajn ka qenë për arsye personale dhe jo për ndonjë arsye lëvizjeje të moderatorit drejt Klanit.

Kujtojmë se Turi është dhe producent i “Apartamentit 2XL” dhe është një ndër figurat kryesore të Vizion Plus.

Të fundit