Flash News

KRYESORE

A do të shtyhet muaji i shenjtë i Ramazanit? Flasin teologët

A do të shtyhet muaji i shenjtë i Ramazanit? Flasin teologët

Më 23 prill pritet që për besimtarët Muslimanë të nisë periudha e shenjtë e Ramazanit. Duke qenë në këto ditë kur vendet e shenjta janë thuajse bosh - Ramazani nuk do të jetë i njëjtë.

Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, është artikuluar shpesh pyetja nëse do të nisë do të kryhet agjërimi këtë muaj - por për arsye teologjike - ky muaji i shenjtë nuk mund të shtyhet, as në periudhë të vështirë.

Ramazani është muaj hënor dhe nuk mund të shtyhet në asnjë lloj rrethane - përkundrazi, të gjithë besimtarët do e shfrytëzojnë këtë muaj të shenjtë agjerimi e sakrifice që të luten për njerëzimin.

Por vlen të theksohet – rregull që ndiqet edhe në raste normale kur nuk rrezikohemi nga një virus i tillë - ata që janë të sëmurë, ata që janë me imunitet të dobët, ata që jaë në pamundësi ushqimi dhe agjerimi u bëhet sebep që të sëmuren NUK LEJOHET TË AGJEROJNË.

Ata që nuk agjërojnë dot këtë muaj për arsyet e lartpërmendura, atëherë e zëvendësojnë kur të duan në 11 muajt e ardhshëm. Kanë kohë deri në Ramazanin tjetër- të vitit të ardhshëm.

Të fundit