Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Alfred Lela
A ka kreu i shtetit këtë në mend kur flet për 'Presidentin nga populli' më 13 tetor, duke e kërkuar, dhe ndoshta fituar, këtë konsensus popullor që me 8 korrik? Sigurisht, ka një kontradiksion këtu, sepse ikja e Presidnetit nga posti, me shkarkim apo dorëheqje, do bënte nul edhe '13 tetorin' e tij. Një president i ri socilaist do të mësynte me dekrete të reja që shrehin dëshirat politike të mazhorancës që përfaqëson.
Megjithatë, pyetja mbetet. Një fjalë bashkimi me opozitën Meta e pat pëshpëritur që në kohën kur ishte kryetar Kuvendi, ndërsa Basha përpëlitej në Çadrën mes zyrës së tij dhe të Ramës. Dy vjet më vonë ai nuk është më 'kingmaker', por brohoritet si 'kingkiller'. Mbreti që ai bëri, dhe i duhet kësaj radhe të vrasë, është i njëjti, Rama.
Në terma të ligjërimit politik Meta i është bashkuar ndërkohë protestës opozitare. Terminologjia e kreut të shtetit ka çelur shumë dritare që shohin nga opozita, në të njëjtën kohë duke lënë shefin e opozitës Basha dhe kryetaren e LSI, Kryemadhi, si aktorë joprotagonistë të ngjarjeve.
Një foto opp e çoi në Tropojë kreun e shtetit, ku u takua me kongresmenin amerikan Eliot Engell, dhe me monumentin e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Metës i duhej ky takim me Amerikën dhe historinë, pas dyshimeve që u hodhën mbi kredencialet pro-perëndimore të Presidentit kur ai u shfaq në një konferencë shtypi me tone luftarake valëve të të cilave nuk u shpëtuan as ndërkombëtarët.
Historia e Azemit i duhej ish-studentit të Dhjetorit edhe për t'i dhënë kuptim me data, shenja, monumente dhe kujtesë, tranizicionit shqiptar në fillesat, shtrëngesat, krizat dhe gjysmëëzgjidhjet e të cilit gjendet dhe vetë. Instinktivisht, Meta mendon se nëse mbyllet tranzicioni mbyllet edhe etapa e tij e fundit politike.
Bashkë me Nanon dhe Berishën ai bëhet treshja e parë e 'të larguarve' nga skena politike. Shumë më i ri se dy të parët, Meta sheh një 'padrejtësi historike' në gjithë këtë.
Duke e krahasuar veten me Gruveskin dhe duke sinjalizuar se nuk është si ai, ka qenë vetë Meta që ka dhuruar referenca me rënien aspak të lavdishme të ish-kryeministrit maqedonas. Ndryshe nga ekzili i shefit të VMRO-DPMNE, ish-shefi i LSI, ka përmendur alternativat e atentatit (si Avni Rustemi), vetëvrasjes (si Alende) dhe vrasjes (Mic Sokoli).
Pse i mendon një prej politikanëve më jetëgjatë të tranzicionit shqiptar skenarë të tillë, të jetëshkurtësisë në njërën anë, por edhe të parapolitikës në anën tjetër? A ndihet i zënë ngushtë në skemat politike, apo skemat politike kësaj here janë bërë pa ndikimin e tij?
Duke pasë ofruar gjithë këto sinopse për thrillerin politik të vetes, Metës i duhet të zgjedhë, në vend që të ofrojë 'alternativa letrare'. A do të jetë ai një President i dobët me qëndrime të forta, apo një i rikthyer në skenën politike pa shtrëngesat e 'unitetit të popullit' dhe aktorit 'mbi palët', për ta kënduar, si të dojë vetë, rapsodinë e Avni Rustemi, Mic Sokolit dhe të gjithë trimave të tjerë.
Ajo pasiguri, ose lojë, në telin e së cilës eci në pranverën e 2017, e ka sjellë me sa duket këtu ku është: në një limbo të re.
Edhe shqiptarit, edhe kur ky quhet Ilir Meta, i mbarojnë 'shtatë hilet' një ditë, dhe para asaj dite duhet të mendojë për 'trimërinë e fundit'.