Flash News

KRYESORE

A do t`i japë Europa çmim të pare një shqiptari?

A do t`i japë Europa çmim të pare një shqiptari?

Finalja e ‘Eurovision’ është mbyllur me dy këngëtarët me origjinë nga Shqipëria, Eleni Fueriera që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta me Fabrizion, që përfaqësojnë Italinë.

Pak më parë se ata dy, konkurroi dhe Eugent Bushpepa , i cili sërish shkëlqeu me përformancën e tij fantastike dhe të saktë në çdo notë.

Me ethe dhe emocion po presin të gjithë shqiptarët rezultatin final, për të kuptuar nëse çmimi i parë do të ndahet mes tre këngëtarëvë nga Shqipëria të cilët na bënë të ndjekim me fanatizëm këtë edicion të ‘Eurovision’.

Por sido që të shkojnë votimet, të cilat në të shumtën e rasteve i japin sipas fqinjësisë dhe interesave politike, ne jemi krenarë me të tre, kryesisht me Eugentin i cili ia doli të përfaqësoje Shqipërinë më dnjësisht se kurrë.

Të treja këngët janë përfolur dhe pëlqyer kaq shumë nga audienca në të gjithë Evropën dhe janë votuar shumë në sondazhet e ndryshme në rrejte sociale.

Ne duam shumë që Eugenti të triumfojë në “Eurovision Song Contest 2018”, por edhe nëse nuk votohet mjaftueshëm, ai tashmë e ka rrëmbyer ‘trofeun’ e tij dhe bëri gjithë Evropën të fliste për vokalin e tij fantastik./Politiko.al/

Të fundit