Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do t’i përgjigjet tani Rilindja Holandës me një “luftë opiumi”?!
Stiliano Rushaj
Parlamenti holandez ditën e Martë votoi me një shumicë të cilësuar një mocion për ndërprerjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen, për shkak të rritjes së aktiviteteve kriminale nga grupet shqiptare në atë vend. Kjo është masa më e fortë që një vend i BE ka ndërmarrë deri tani ndaj shndërrimit të Shqipërisë në vitet e fundit si “hambari i drogës për Europën”, apo “Kolumbia e Europës.” Ky vendim ishte në koherencë të plotë të një përpjekje disa vjeçare nga ana e partnerëve Euro-Atlantikë, sikundër Holanda, për ta ngritur si shqetësim eminent trafikun e rritur të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, rritjes së drogave të rënda me kalim tranzit nga vendi ynë, si dhe aktivitetin gjithnjë e më të strukturuar të bandave shqiptare në Europë.
Pavarësisht këtij vendimi të skajshëm, përfaqësues të maxhorancës thuajse nuk kanë reflektuar dhe po përpiqen ta heqin vëmendjen nëpërmjet gjendjes së vazhdueshme të skandaleve në vend. Madje opinionistë, por dhe media kombëtare, dështimin e qeverisë aktuale për të përmbushur kushtet e marrëvëshjes së lëvizjes së lirë – hyrë në fuqi prej vitit 2010 – përpiqen ta sfumojnë duke anatemuar sistemin politik holandez si thellësisht populist dhe racist ndaj shqiptarëve, si një vend me dy standarte apo edhe një narko-shtet në ngritje.
Në të tilla kushte, qeverisë së Rilindjes tashmë nuk i mbetet gjë tjetër, që nëpërmjet “ngritjes së shpatave” të Ralf Gjonit t’i shpallë Holandës një “luftë opiumi”.
A mos vallë është anakronike si qasje?!
Përkundrazi, kjo ndoshta mund të jetë një “Opium 2.0”.
Rreth dy shekuj më parë, Britania e Madhe arriti të ndryshonte gjeopolitikën e Lindjes së Largët dhe kryesisht Kinën duke kontrabanduar opium, i cili njihet gjerësisht sot si baza për prodhimin e heroinës, droga më e shitur në Europë dhe SHBA. Deri në fillim të shek 19, Kina nën sundimin e dinanstisë Qing ishte fuqia më e madhe e botës, por varësia e popullatës së saj ndaj opiumit që kontrabohej nga tregtarët britanikë, të Kompanisë Indisë Lindore e dobësuan në mënyrë të skajshme. Në 1839 trafikoheshin në portin e Guangzhout, mbi 2000 ton opium, i kultivuar kryesisht në Punxhab të Indisë. Ndonëse përdorimi i opiumit ishte i ndaluar nga autoritetet qëndrore, suksesi i penetrimit të tij ishte në saj të varësisë tepër të lartë (mbi 12 milion njerëz) dhe korrupsionit në aparatin burokratik të provincave të perandorisë. Britanikët ndërmorën dy luftëra të njëpasnjëshme me pretekst të opiumit, por që arritën të tjetërsojnë jo vetëm shoqërinë kineze të kohës por dhe vetë ekuilibrin e fuqisë së rendit botëror të shek të 19.
Sigurisht aktualizimi i kësaj narrative historike sot me Shqipërinë dhe Holandën si Britania dhe Kina e dikurshme do të ishte në kufijt e absurdit – edhe pse Holanda në aspektin e tregëtisë globale zë një vend të rëndësishëm relativisht i krahasueshëm edhe me Kinën e sotme – megjithatë konteksti i trafikut të narkotikëve mbetet i rëndësishëm për t’u konsideruar.
Raporti i fundit i DASH mbi narko-trafikun global vinte theksin në rritjen shumëshifrore të kultivimit të opiumit në Afganistan (rreth 3 herë më shumë) – 9000 ton – dhe kokainës në Kolumbi (2.5 herë më shumë) – 900 ton – për periudhën kohore 2013-2017. Vetëm për periudhën 2016-2017 në Afganistan kultivimi i opiumi është dyfishuar.
Shifrat janë po aq alarmante për sa i përket varësisë në rritje të drogëravë nëpër Europë, sipas studimeve dhe vlerësimeve periodike nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drograve EMCDDA. Për vitin 2018, së paku 10 nga 22 shtete raportuese të saj theksonin se Shqipëria tashmë ishtë shndërruar në burimin kryesor të kanabisit në Europë – duke zëvendësuar Marokun që e mbante këtë rol prej më shumë se një dekadë e madje edhe Libisë që vitet për shkak të luftës civile po zinte një peshë të rëndësihme në trafikimin e kësaj lënde. Varësia nga drogërat në BE llogaritet në 90 milionë përdorues për kanabisin, 17 milionë përdorues për kokainën dhe 16 milionë për heroinë e kryesisht tek moshat e reja 15-34 vjeçe.
Ndërkaq, në mënyrë shqetësuese është intensifikimi i rrugës së Ballkanit në trafikimin e heroinës dhe opiumit të Afganistanit dhe Iranit drejt BE, zgjerimin e aktivitetit kriminal të grupeve të strukturuara shqiptare në trafikimin e kokainës direkt nga Amerika Latine në Europë dhe rrezikshmëria në tranzaksione të pastrimit të parave me destinacion terrorist.
Shqipëria për herë të parë futet në 23 vendet nën monitorim nga DASH për rrezikshmëri të lartë nga impakti i drogës ndaj popullatës lokale. Ndër këto vende janë, Ekuadori, Hondurasi, Kirgistani, Taxhikistani, Togo, Uganda, etj., të cilat nuk janë konsumuese të drogërave, por prodhuese dhe nyje kyçe tranziti drejt tregjeve europiane apo të SHBA-ve.
Sakaq raporti i OKB për Krimin dhe Drogërat (UNODC) vlerëson se vetëm në Afganistanin e veriut prodhohen deri në 1100 ton heroine (ose 95% të prodhimit global) e cila më pas trafikohet nëpërmjet tre rrugëve: veri, perëndim dhe jug. Rruga veriore dhe ajo perëndimore (kalon nga Ballkani) kanë destinacion përfundimtar BE-në, ndërsa ajo jugore, tranzitohet në Afrikën Lindore e më pas nëpër gjirin e Guinesë, për të përfunduar në destinacionin e fundit SHBA, ose tranzitim sërish për në Amerikë Latine dhe më pas SHBA ose Europë.
Ndërkaq vetë projekti qindra miliardësh “Belt and Road” i ashtuquajtur rivitalizues i rrugës së mëndafshit në projektet infrastrukturore të saj parashikohen të shtrihet gjerësisht nëpër vendet tranzit të opiumit dhe heroinës nga Afganistani. Projekti kinez synon të rrisë ndjeshëm shkëmbimet tregtare me Europën, duke synuar si destinacion final vetë portin më të madh të saj, Roterdamin. Nëpërmjet kësaj infrastrukture ndjeshëm të përmirësuar në vitet në vijim, trafiku i opiumit dhe drogërave të rënda do të mund të penetrojnë poashtu më lehtë drejt përdoruesve në BE dhe SHBA.
Ndaj në këtë kontekst dinamik të narkotrafikut, një funksionari publik i përgjegjshëm me të tilla shifra dhe gjendje aktuale do ta bënin që të reagonte duke ndërmarrë masa parandaluese dhe më pas strategji me vullnet të mirëfilltë politik për ta luftuar krimin e organizuar. Kurrsesi parlamentarët holandez nuk mund të jenë të papërgjegjshëm që për kontekstin aktual të narko-trafikut, të mos veprojnë deri në atë pikë, ku krimi i organizuar të penetorjë lehtësisht në çdo sektor të ekonomisë, politikës dhe jetës sociale të vendit. Aq sa të mund të zgjedhin një parlament të ri, me vota të blera nga narkotrafiku dhe një qeveri të marrë peng prej saj. Në këtë pikë mbetet në dorë të shqiptarëve të vendosin.
A do munden vallë të pranojnë t’i dorëzohen përfundimisht e me vullnet të plotë krimit të organizuar?!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38