Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Ndonëse mund të duket sikur kalimi datës 30 qershor, i datës së zgjedhjeve të mbajtura forcërisht në mënyrë të njëanshme nga qeveria, po i qetëson gjërat dhe jeta, sidomos ajo politike do të rikthehet më e qetë, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Kriza është shumë e thellë dhe nuk zgjidhet kurrë nga kalimi i një date apo mbajtja e zgjedhjeve në mënyrën që ato u mbajtën.
Shqipëria ka një qeveri të kapur publikisht para gjithë botës duke përdorur shtetin, policinë, krimin e organizuar, trafikun ne drogës për të blerë zgjedhjet. Shqipëria ka një qeveri e cila për katër vite mburrej, lëvdohej dhe ulëriste për suksese, punën e madhe kundër krimit të ministrit të Brendshëm, ndërkohë që ky ministër sot është në akuzë zyrtare për bashkëpunim me krimin dhe krijim strukturash kriminale. Pa u zgjatur me krizën në ekonomi apo me korrupsionin e qeveritarëve, do të mjaftonte vetëm kaq që çdo qeveri në botë të zhytej në kolaps dhe të mos dilte kurrë pa u larguar nga pushteti.
Çdo lloj truku, çdo lloj rruge force apo rruge e njëanshme e qeverisë për të kaluar këtë situatë do të ishte pa kuptim. Pak kohë më parë parlamenti britanik u zhyt në një krizë të plotë (nuk ka dalë ende) për shkak se marrëveshja për të dalë nga BE-ja nuk po miratohej.
Kryeministrja May bëri gjithçka, negociojoi me këdo në BE, në partinë Laburiste, në partinë e saj Konservatore, por nuk mundi të gjejë një zgjidhje. Gjatë rrugës ajo kërkoi një mocion besimi nga grupi i saj parlamentar duke kërcënuar me largim. Situata u bë shumë e rëndë, deputetët ishin kundër May-it, por nuk donin largimin e saj në atë moment, ndërkohë që kërcënimi i daljes nga BE, me marrëveshje të keqe ose pa marrëveshje, rrinte mbi kokat e deputetëve. Kjo krizë, e mosmiratimit të marrëveshjes së daljes nga BE-ja, është quajtur kriza më e rëndë politike e Britanisë pas Luftës së dytë Botëtore. May e fitoi mocionin. Shumë njerëz po thonin se tashmë ajo doli më e fortë, se tashmë ajo do t'u imponohej palëve, sidmos partisë së saj.
Peter Barnes, një nga analistët krysorë në BBC, tha se May është po aq e dobët sa ishte para votimit. Problemet që ishin para votimit janë edhe tashmë pas votimit. May ishte një zombie kryeministre para votimit, është një zombie kryeministre tani pas votimit. Pati njerëz që thanë se May po tregohet një mjeshtre e mbijetesës në një kohë që askush nuk e kishte menduar.
Në fakt, May mbeti vërtet një zombie. Për shkak të krizës së thellë fitorja e mocionit nuk i shërbeu për asgjë. Ajo tentoi sërish të miratojë marëveshjen për të dalë nga BE, por dështoi. May dha dorëheqjen.
Sigurisht që kriza në të cilën ndodhet kryeministrei Rama nuk ka asnjë lidhje me krizën në Britani. Kriza në Britani ishte një krizë politike në cilën faktorët politikë, sidomos brenda partisë Konservatore për shkak të bindjeve të tyre ideologjike, interesave dhe pozicioneve politike që mbrojnë, nuk gjejnë dot një marrëveshje. Kriza jonë është një krizë e thellë legjitimiteti e qeverisë, e cila është kapurt duke vjedhur dhe bashkëpunuar me krimin, është një krizë ekonomike, papunësie dhe dëshpërimi ekonomik, krizë institucionale ku të gjitha institucionet, me përjashtim të Presidentit janë nën kontrollin e Kryeministrit dhe, sigurisht një krizë e rëndë politike.
Në këtë kuptim sikur çdo të dielë të bëjë zgjedhje Kryemimistri dhe në çdo të dielë të marrë rezultatin që mori, ai nuk do ta zgjidhë kurrë krizën, përkundrazi do të zhytet gjithnjë e më shumë. Sikur çdo të hënë, pas raportit që rrëzon zgjedhjet të ODIHR-it (por edhe sikur raporti i ODIHR t'i vlerësojë mirë zgjedhjet), të ketë një deklaratë qesharake të zëdhënëses së komisioneres Mogherini që vlerëson zgjedhjet, apo të ketë deklarata diplomatësh se zgjedhjet janë të rregullta, Kryeministri dhe vendi nuk do të ketë dalë nga kriza.
Ai ishte një zombie-kryeministër para 30 qershorit, vazhdon të jetë një zombie-kryeministër pas 30 qershorit. Asnjë problem që ishte para 30 qershorit nuk është zgjidhur. Çdo përpjekje si kjo për të shkarkuar Presidentin, apo përpjekje të tjera për të ndryshuar qeverinë me emra të tjerë (ndryshimet drastike të fillimvitit ishin kot dhe nuk sollën asgjë sepse nuk mund të sjellin asgjë), nuk do zgjidhin asgjë. Sado që kryeminsstri të shkojë në plazh apo të mbajë fjalime ku sulmon opozitën, kriza nuk do të zgjidhet.
Kriza do të jetë aty dhe do të vijë duke u bërë më e rëndë. Përpjekjet antipluraliste për të zëvendësuar opozitën mund të rriten dhe do të shihen si zgjidhja e vetme e kryeministrit, por ato do të rezultojnë pa asnjë rezultat. Kriza zgjidhet vetëm politikisht duke rikthyer legjitimitetin.
Nuk ka patur kurrë bota deri më sot pushtet të fituar pa mundur kundërshtarin. Kundërshtari mundet ose me luftë ose me vota. Rama nuk ka fituar, as me pushkë as me vota. Mundjet e kundërshtarit me pushkë ne i kemi lënë pas me komunizimin dhe me Partinë e Punës, por gjithsesi ato për mendjet totalitare janë forma legjitime të fitimit të pushtetit. Gjithsesi në rendin që jemi Rama duhet ta mundë kundërshtarin me vota.
Të gjithë e dinë që zgjedhjet e 30 qershorit nuk prodhojnë asnjë pikë legjitimiteti. Rama e di këtë, bota e di këtë, opozita e di këtë.
Kështu, ndonëse duket sikur gjendja është më e qetë, ndonëse duket se Rama kaloi një pengese dhe doli më i fortë, ndonëse duket se opozita humbi dhe është e dëshpëruar, e vërteta është krejt tjetër.
Ky është vetëm perceptim i një momenti psikologjik. Rama, si njeri me 21 vite përvojë në politikë, e di shumë mirë që ajo që bëri do të rezultojë fatale, se nuk ka truk apo marifet politik që të nxjerr nga kjo gjendje, vetëm se zgjedhjet e reja politike dhe lokale. Se në ç'mënyrë ai do të shkojë drejt saj mbetet të shihet. Basha, megjithë kritikat që mund të derdhen drejt tij dhe PD-së, bëri diçka të madhe sepse ekspozoi me tërë përmasat e saj atë që përfaqëson qeveria, si sundim autokratik i një njeriu dhe e shtyu atë drejt një akti plotësisht të verbër dhe ilegjitim, si zgjdhjet e 30 qershorit.
Regjime si ai i Ramës, që janë projeket të gjata të mbështetura me para, me njerëz, me struktura, me lobime ndërkombëtare prej vitesh, dhe kanë uzurpuar gjithë jetën e vendit, nuk bien për shkak të disa protestave, por kërkojnë këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe deligjitimim të vazhdueshëm. Më vonë, kur Rama të bjerë apo dalë nga politika, do të kupotohet se çfarë makinerie e tmerrshme është ajo që ai ka ngritur sot dhe se sa e rëndësishme ka qenë ajo që ka bërë opozita.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38