Flash News

KRYESORE

“A e dëgjuat këshilltarin e Ramës”, Berisha: Debati për ndarjen e territoreve Kosovë-Serbi kërcnon shqiptarët

“A e dëgjuat këshilltarin e Ramës”, Berisha: Debati

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish debatin e ndarjes së territoreve Kosovë-Serbi.

Sipas Berishës, ndërhyrja e Ramës në këtë debat po vë në rrezik sigurinë e shqiptarëve.

Pjesë nga fjalimi në Kuvend:  

Zografi i dytë ka marrë përsipër të bëjë tregti territoresh në Kosovë me argatët e Beogradit në Prishtinë.

Çfarë çmimi ka Shqipëria që përzihet në këtë aferë. Tani e komandon këshilltari i tij, ndërlidhësi me Vucic.

A e keni dëgjuar këshilltarin e Ramës: se Merkelli ka marrë fund, se ka dështuar.

Asgjë s’e kërcënon më shumë ecurinë drejt Europes se sa aventurat e argatëve të Beogradit për karriget e tyre.

Mbështes marrëveshje Kosovë Serbi, por pa copëtimin e territoreve se hap ‘kutinë Pandorës’, sjell bllokim automatik të procesit të integrimit.

Po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën po e paguajnë shqiptarët. Dënoj me ashpërsi dhe e konsideroj kërcënim për sigurinë e shqiptarëve, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin problemet si dy shtete të pavarura dhe jo mbi bazën e argatëve që s’kanë atdhe, e ideale.

Të fundit