Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A e di Gent Cakaj që po zëvendëson një ministër, jo një lojtar në kalçeto?
Gentian Gaba
“Nëse duam që gjithçka të qëndrojë siç është, duhet që gjithçka të ndryshojë”- thotë Tancredi, personazhi i Giuseppe Tomasi di Lampedusa në romanin “Gattopardo”. Një përpjekje për të përshkruar qasjen e klasës së vjetër drejtuese që lëndimthi kërkonte t’i përshtatej një realiteti në kapërcyell, midis epokës së Burbonëve dhe Italisë që po lindte si pasojë e procesit të unifikimit. Një frazë që mbart skepticizmin e atyre që nuk besojnë në ndryshim dhe, me mjeshtërinë e kameleonit, bëhen profetë të transformimit.
Një linjë që gjen jehonë edhe në ndryshimet zhurmëmëdha të bëra nga Kryeministri Rama ditët e fundit të 2018; një valser emrash i orkestruar enkas për të ndalur rrokopujën e prurë nga studentët. Tentativë për të ngjizur shpresën se gjërat po ndryshojnë; sigurisht veç në sipërfaqe, pasi synimi i vërtetë, që të gjithë kuptuan, ishte vazhdimësia nën të. Një vazhdimësi që ndeshet te profilet e të ardhurve, dhe justifikimet ngadhënjyese ndaj të ikurve. Nga shumë krahë u ngrit një paralelizëm midis Ramës dhe Kaligulës, dhe kalin që perandori bëri senator. Mirëpo, ndonëse mund të gjejmë te Kryeministri trajtat e një udhëheqësi autoritar, i cili emëron sipas vicklave të tij, është fatkeqësi që të gjejmë trajtat e kuajve, në këta njerëz që flenë në këmbë si njëthundrakët përballë tij. Dhe nëse Kaligula bëri kalin e tij senator, Rama bëri disa burra dhe gra kuaj nën frerët e tij të serta. Prandaj këtu faji nuk mund të jetë vetëm i Ramës, dhe i atyre që e lejojnë ecejakun e ministrave, pa shprehur një mendim politik ndryshe nga ai i kreut të PS-së, por edhe i të emëruarve, të cilët hungërijnë nga kënaqësia e kapistrës që po iu ulet mbi krye.
Rasti më befasues i “Rama treshit” është ai i Gent Cakaj, 28 vjeçari që nuk ekzistonte përpara një viti, të cilit Kryeministri i dha çelësat e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, por që sot Presidenti i Republikës i tregoi stolin e pritjes. Me sa duket, edhe një herë, pas rastit Lleshaj, Meta do të kryejë ‘vettingun” e tij, që i lejon mungesa e Gjykatës Kushtetuese, mbi motakun e Ramës dhe karrierën e tij të rrufeshme. Ndaj këtij djali, që shkon të zëvendësojë një ministër me të njëjtën dëlirësi me të cilën merret vendi i atij që mungon në një lojë futbolli midis shokësh, reagimet kanë qenë të shumta. Sigurisht, jo pa arsye. Për sa i lëçitur, i mirë arsimuar dhe simbol i tokës nga e cila vjen, nxitimi në emërim dhe në moshë, përbën një rrezik shumë të madh. Jo vetëm sepse do të duhet të ulet në tavolina të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë, në të cilat kuvendin e bëjnë njerëz me eksperiencë dhe me këllqet që ajo të dhuron ndër vite; por edhe për shkak të faktit se, moralisht, ai nuk përfaqëson askënd, dhe nuk mban përgjegjësi përballë askujt. Edhe në Romën e Kaligulës, e cila në asnjë moment të jetës së saj mijëvjeçare nuk pati tiparet e demokracisë; të gjithë ata që kishin ambicie për të shërbyer në ingranazhet e saj të stërmëdha, ndiqnin një “cursus honorum” (rruga e nderit). Një sekuencë ofiqesh publike gjithmonë e më të larta, mbi të cilën formoheshin drejtuesit e Republikës dhe më vonë të Perandorisë. Një rrugë e bazuar tërësisht mbi kapacitetin personal dhe respektin që kandidati arrinte të fitonte në shërbim të shtetit. Një rrugë që, në 2019, Shqipëria ka ende vështirë të imitojë. Sidomos kur ka nevojën ulëritëse të ngjallë shpresën te të rinjtë e saj se në këtë vend do të lulëzojë një ditë meritokracia. Veçse po zhyt në një mosbesim, edhe më të madh, të gjithë ata që ende kanë ambicie për të dhënë një kontribut në jetën politike të vendit. Një ambicie që përplaset me derën e mbyllur nga raste të këtilla, të cilat nuk mishërojnë suksesin e 'ëndrrës shqiptare' (nga hiçi në ministër në më pak se 12 muaj); por avazin e pështirë ku zgjedhësi, Rama, i përdor institucionet si kënde lodrash për sprovat e tij politike. Ndërsa i zgjedhuri, Cakaj, si një rast i mirë për të pasuruar CV-në dhe asgjë më shumë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38