Flash News

KRYESORE

A e dini sa bebe kanë lindur gjatë muajit të përballjes me Covid-19 në Shqipëri?

A e dini sa bebe kanë lindur gjatë muajit të përballjes me

Ndërsa vendi vazhdon të përballet me pandeminë globale Covid-19, në të njëjtën kohë kanë ardhur ne jëtë edhe shumë fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan në një status në Facebook se vetëm 24 orët e fundit në Tiranë kanë lindur 34 bebe, ndërsa gjatë muajit të përballjes me coronavirusin e ri, kane ardhur në jetë 1470 fëmijë.

“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon

24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë”, shkruan ministrja.

Deri tani nga covid-19 kanë humbur jetën 23 persona në vendin tonë.

 

Të fundit