A e dini se Mbappe ka frikë? Ka edhe një favorit për “Topin e Artë”

Kylian Mbappe duket si futbollisti me jetën më perfekte në botë. Krejt i ri, kampion bote, kampion me PSG-në, gola plot, miliona euro në bankë vit pas viti dhe me siguri plot femra të cilat do të donin të ishin partnere të tij.

Jo se ky është maksimumi dhe sekreti i lumturisë, por nuk mendonim kurrsesi se sulmuesi francez kishte edhe ndjesi negative si frika. Këtë e ka pranuar në një intervistë të fundit, ku është shprehur se dështimi e tremb.

“Ndonjëherë më zë frika. Nëse dështon si futbollist, të gjithë fillojnë e dyshojnë te ti. Kur bën një ndeshje të madhe, por humb, lind e njëjta pyetje: mos është ky fundi? Kur je futbollist, nuk ke shumë kohë për të menduar, vjen shumë shpejt ndeshja e radhës”, ka deklaruar Mbappe.

I pyetur për “Topin e Artë”, francezi ka deklaruar se sivjet e meriton Leo Messi.