A e dini se në konsullatën e Selanikut shqiptarët fyhen? Cakaj: Situata e përmirësuar, sot s’kemi koha për këtë temë

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ‘i ka rënë shkurt’ sa i takon problemit që ndeshin vazhdimisht shqiptarët në konsullatën greke, kur paraqiten për dokumente dhe pasaporta.

I pyetur nëse Ministria e Jashtme shqiptare është në dijeni të këtij fenomeni, ministri Cakaj tha se ankesat do të trajtohen gradualisht dhe se situata është më e përmirësuar se më parë.

“Kemi filluar komunikimin me qytetarët, prandaj kemi nisur një platformë për ankesa dhe po punojmë në adresimin e tyre. Për këtë na nevojitet bashkëpunimi qytetar, nuk do ketë asnjë ankesë që nuk do trajtohet. Situata është më mirë siç ka qenë, por kjo nuk do të thotë që është mirë në vetvete. Po punojmë për rritjen e cilësisë, jemi të vetëdijshëm për problemet ekzistuese, por nuk zgjidhen brenda ditës. Kemi marrë shumë masa në shërbim të konsullatave, por koha është tepër e shkurtër”, tha Cakaj.