Flash News

KRYESORE

A e prisnit tërheqjen e mazhorancës? Si përgjigjet Murrizi

A e prisnit tërheqjen e mazhorancës? Si përgjigjet Murrizi

Nënkryetari i Kuvendit, Muslim Murrizi, ka folur për tërheqjen e mazhorancës nga qëndrimet për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të enjten e 1 tetorit.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin "Open", Murrizi është pyetur nëse e priste këtë tërheqje nga mazhoranca, pyetje të cilës i është përgjigjur pozitivisht.

Më tej ai shton se bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kanë depozituar në Kuvend tërheqjen nga rendi i ditës të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

“Po e prisja këtë tërheqje. Sepse kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe djeg ferrotat. Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë. Unë bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kemi depozituar në Kuvend tërheqjen e nga rendi i ditës I ndryshimeve të Kodit Zgjedhor”, tha Murrizi.

Kujtojmë se sot Murrizi “kërcënoi” me dërgim në Gjykatën Kushtetuese të ndryshimevë në Kodin Zgjedhor, nëse drafti i PS do të kalojë për votim në Kuvend.

Të fundit