Flash News

KRYESORE

A është i dëmshëm për thonjtë natyral përdorimi i thonjve akrilikë?

A është i dëmshëm për thonjtë natyral

Thonjtë fallco akrilik jo domosdoshmërisht dëmtojnë thonjtë natyral, gjithsesi duket kujdes në përdorimin e tyre.

Ndonjëherë mes thoit natyral dhe akrilik mund të krijohet një hapësirë e vogël e cila është një ambient perfekt për lulëzimin e infeksioneve të thoit. Po infeksionet mund të krijohen edhe kur thonjtë akrilikë janë shumë të gjatë ose të ngurtë,  ose materialet me të cilat punohet nuk janë të sterilizuara.

Dhe nga këto infeksione thoi natyral mund të trashet, të humbasë formën dhe ngjyrën e vet. Nëse jeni alergjikë ndaj përbërësve të thonjve akrilikë, kjo mund të sjellë skuqje, ënjtje apo edhe dhimbje rreth thoit.

Dhe përpara se të vendosni të bëni thonjtë akrilikë duket të siguroheni që në radhë të parë estetistja të jetë e licensuar për ushtrimin e profesiont, të siguroheni që mjetet e përdorura të jenë të sterilizuara, dhe mos lejoni që kutikulat të shtyhen lart apo të priten pasi kjo rrit rrezikun e infeksionit të thoit.

Të fundit