Flash News

KRYESORE

A është kjo 'gjurma' që dëshmon largimin e Sokol Ballës nga Top Channel?

A është kjo 'gjurma' që dëshmon largimin e  Sokol

Prej 16-vjetësh, Top Media e ka kthyer në traditë përshëndetjen e fundvitit me një kartolinë urimi që përmbledh brenda saj të gjithë punonjësit e këtij televizioni. Pavarësisht lëvizjeve dhe personazheve që vijnë e ikin nga ky televizion, në fundvit Top-i i mbledh të gjithë bashkë në një kartolinë. Mirëpo nga figurat e ekranit në këngën e vitit mungon Sokol Balla, drejtuesi i "Top Story". A është kjo një shenjë që dëshmon largimin e Ballës nga ky televizion? 

“Në tren për Prizren” është kënga e zgjedhur këtë vit nga produksioni, një krijim i grupit “Gjurmët”, e publikuar për herë të parë në vitin 1984. “Top Channel” shkruan se kënga ka disa ndryshime në tekstin origjinal, të shkruar nga skenaristët e “Portokalli”.

 Ndryshimet e bëjnë atë më pan-shqiptare, qoftë në tekst, qoftë në leksikun dhe dialektin e përdorur në të, por gjithmonë duke ruajtur autenticitetin. “Me tren për Prizren” është vendosur nga një bord, me shumicë votash dhe pas disa takimesh.

Të fundit