Flash News

KRYESORE

A është kjo prova e parë e lobimit të Bashës? Kancelari austriak: Të hapim negociatat me Shqipërinë

A është kjo prova e parë e lobimit të Bashës? Kancelari

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz këmbëngul në negociata të shpejta për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Nëse doni të evitoni konfliktet mes fqinjëve në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuoni në stabilizimin e tyre, ju duhet t’u ofroni vendeve në rajon një perspektivë të besueshme,” – shprehet politikani konsevator për “Welt am Sonntag”.

”Austria mbështet edhe Serbinë dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre për integrim. BE po zhvillon negociata pranimi me të dy vendet. Pra me Shqipërine dhe Maqedoninë, ne duhet t’i hapim negociatat e integrimit sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë  Kurz.

Samiti i BE-së duhet të vendosë në qershor dhe Komisioni i BE-së e mbështet një vendim pro hapjes.

Në samitin e Sofjes, qeveritë e BE-së u kanë premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnia-Herzegovina dhe Maqedonia perspektivën e integrimit.

”Nëse perspektiva e integrimit është e vogël, atëhere mundësitë për influencë nga vende si Turqia apo Rusia do të shtohen”, – paralajmëron Kurz.

Austria do të marrë presidencën e BE-së në muajin qershor dhe Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e agjendës.

Kurtz eshte kryeministri i zgjedhur para pak muajsh nga e djathta konservatore qe fitoi zgjedhjet. Partia e tij eshte antare e PPE (Partite Popullore Europiane) ku ben pjese edhe Partia Demokratike.

Basha dhe Kurtz jane takuar shpesh gjate samiteve te PPE dhe ata njihen per marrdhenie te aferta.

Kryetari i PD ka lobura gjate muajit te fundit prane PPE qe Shqiperise t'i hapen negociatat sepse kjo do te shtonte kontrollin e BE mbi qeverine e Rames.

Lobimin e Rames pro negociatave e kane bere publik disa deputete gjermane te CDU-se se Merkelit.

Politiko.al

Të fundit