Flash News

KRYESORE

A është kjo supervila e kryebashkiakut në Qerret? E thotë gazeta RD, po Veliaj?

Aksioni opozitar i Partisë Demokratike që do të nisë në shtator, duket se do të ketë një vëmendje të madhe te kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Kjo edhe për faktin se pas zgjedhjeve të humbura të 25 Qershorit, beteja e radhës zgjedhore është ajo e vitit 2019 për zgjedhjet lokale, ku Tirana ka edhe peshën kryesore, shkruan Panorama. Gazeta e Partisë Demokratike “RD”, ka hapur sot faqen e parë me dy fotografi për të cilat shkruan se janë të vilës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ndodhen në zonën e Qerretit.

“Ndërsa, shumë prej shqiptarëve nuk kanë ende një mundësi për të bërë pushime, jo shumë larg Tiranës, në Qerret, Erion Veliaj i gëzohet një supervile, e cila padyshim është një super investim i radhës. Edhe pse pamjet flasin qartë, gjithë eksperienca e marrë nga detyra e re në rikonstruksione, instalime, shtrime pllakash e sheshesh dhe investime me vizion që janë bërë për qytetin, do të pasqyrohet detyrimisht edhe tek luksi i vilës së plazhit”, shkruan RD.

Sipas organit zyrtar të PD-së “por nëse investimet në shkollat dhe kopështet bëhen nga shteti dhe Bashkia, për cilën e Lali Erit kush ka investuar? Të jetë blerë vallë me kursimet e fundit të mamit apo derisa të gjendet alibia perfekte, hë për hë s’do pushojmë fare në Kavajë?”

Kryebashkiaku Veliaj, që nuk le ditë pa dalë në televizor, a do ta mohojë vallë këtë lajm të opozitës? Apo do të heshtë e ta anashkalojë, si akuzat e tjera?!

Të fundit