Flash News

KRYESORE

A është mini-Shengeni sinjal për krijimin e një unioni ballkanik që zëvendësonin BE?  

A është mini-Shengeni sinjal për krijimin e një unioni

Milo Gjukanoviç, presidenti i Malit të Zi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve kur u pyet nëse mini-Shengeni është një sinjal për krijimin e një unioni ballkanik që zëvendësonin BE.

“Nuk besoj se pjesëmarrja e të gjithëve në dialog përbën idenë e një ‘bashkimi ballkanik’ për të zëvendësuar BE-në. Nëse do të përbënte një ide të tillë, ne të do të thonim “JO”, preferojmë BE-në dhe nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë objektivin strategjik. Kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër për të ndryshuar rregullat e lojës tani, sepse rregullat janë përcaktuar në Selanik, në 2003-shin”, tha Gjukanoviç.

Mali i Zi është shteti i radhës i Ballkanit që i bashkohet “MiniShengenit”. Në takimin e zhvilluar në Tiranë është diskutuar mundësia që Podgorica të jetë vendi i radhës ku do të zhvillohet takimi, pas atyre në Nish dhe Ohër.

Të fundit