Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç/ Politika
"OKB-ja nuk është krijuar që racën njerëzore ta shpjerë në parajsë, por të shpëtojë njerëzimin nga ferri“- Dag Hamarskjeld, Sekretar i përgjithëm i OKB-së në një fjalim të vitit 1954.
Mandati i organizatës së Kombeve të Bashkuara është ruajtja e paqes botërore, ndërsa rezoultat detyruese të Këshillit të Sigurimit duhet të respektohen kudo nëpër botë, nëse është nevoja edhe duke përdorur forcën.
Asnjë organ politik në planet nuk ka kaq fuqi, por në mënyrë që qëllimi fisnik i përcaktuar të jetë i realizueshëm, që OKB-ja të mos përfundojë e pafuqishme si paraardhësja e saj- Lidhja e Popujve- është e domosdoshme një matematikë në pamje të parë shumë e thjeshtë, por në praktikë tejet e ndërlikuar.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesë antarë të përhershëm- Britania, Franca, Rusia, Kina dhe SHBA-të- dhe dhjetë antarë të zgjedhur me mandat dyvjeçar. Në mënyrë që ndonjë rezolutë të miratohet është e domosdoshme që të votojnë „pro“ nëntë antarë, me kushtin që asnjë prej antarëve të përhershëm të mos shfrytëzojë të drejtën e vetos.
Shumë veta mendojnë se Këshilli i Sigurimit sot duket si anakronik që shumë shpesh paralizon punën e forumit më të rëndësishëm botëror, duke mos arritur të parandalojë ose të ndalojë luftërat në Siri ose në Jemen. Rezoluta për paqen globale në mënyrë që bota t’i përkushtohet pandemisë dështoi dy herë. Kritikët pohojnë se ka ardhur koha për një reformë strukturore në OKB organ multilateral që është fosilizuar gjatë dhjetëvjeçarëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kriza është përkeqësuar akoma më shumë për shkak të kryqëzatës së presidentit të tanishëm amerikan kundër ndërtimit multilateral të botës në të cilin bazohet OKB-ja.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë është tërhequr nga marrëveshja e Parisit mbi klimën nën patronatin e OKB-së, nga UNESCO-ja, dhe para pak kohësh ka ndëprerë kontributet financiare për Organizatën Botërore të Shëndetësisë që është një agjensi e OKB-së.
Kombet e Bashkuara, fitues të çmimit Nobel për paqe në vitin 2011, janë nën presionin e mosunitetit të plotë, gjë që e pengon të përmbushë misionin e shpallur: as janë të bashkuara dhe as po shpëtojnë botën. Nganjëherë duken pothuajse të pafuqishëm, ndërsa Këshilli i Sigurimit të kujton mullirin me erë me fletë të thyera, kur ishte puna për Ruandën, Bosnjën apo Çeçeninë.
Të gjitha përpjekjet për reforma deri tani kanë qenë të pasuksesshme. Gjermania udhëheq grupin e vendeve që kërkojnë të rritet numri i antarëve të përhershëm në mënyrë që ai të bëhet më përfaqësues. Ekziston edhe propozimi që të zgjatet mandati i dhjetë të zgjedhurve.
Këshilli i Sigurimit është i fuqishëm aq sa është vullneti i pesëshes për kompromis. Gjë që nuk ndodh shpesh. Këshilli është i ndarë sikur Lufta e Ftohtë të mos kishte përfunduar.
Mjafton që ambasadori i SHBA-ve të ngrejë dorën dhe pengon me veto dënimin e sjelljes izraelite ndaj palestinezëve. Mjafton që diplomati rus të ngrejë dorën dhe nuk ka asgjë nga ndëprerja e luftimeve në Alep.
Nëse pesë fuqitë e mëdha kanë fuqi që t’ia imponojnë vullnetin e tyre botës, përsë atëherë kaq shumë shtete dëshirojnë që të gjenden në grupin e dhjetëshes jo të përherëshme të antarëve? Përse turren në shoqërinë e të përzgjedhurve që shpesh nuk i merr askush seriozisht dhe bllokon iniciativat e tyre?
Këshilli i Sigurimit së shpejti do të kryejë transfuzionin e antarëve jo të përhershëm, ndërsa shtetet që kanë kandiduar, lobojnë që të fitojnë mbështetjen e 193 antarëve të OKB-së. Duhet shumë mjeshtëri diplomatike që të sigurohet miratimi i pesë të mëdhenjve që e përdorin ndikimin e tyre për të penguar zgjedhjen e shteteve për të cilët nuk mund të shpresojnë se në rastin e miratimit të ndonjë rezolute të jenë në anën e tyre dhe për pasojë të kenë nevojë t’i drejtohen vetos.
Rusia dhe Kina gjithsesi do të përcaktohen për kandidatë që nuk këmbëngulin në të drejtat e njeriut, sikurse SHBA-të, Britania dhe Franca nuk do të donin që në shoqërinë e tavolinës në formë patkoi të ulen me ambasadorët e regjimeve autoritare dhe despotike.
Nëse drejtimi i OKB-së është „puna më e pamundshme në botë“, sikurse ka thënë Sekretari i saj i parë Trigve Li, përzgjedhja e antarëve të rinj të këshillit është ndër punët më delikate në botë. Sidomos në kohën e sfidave.
„Kombet e Bashkuara duhet të jenë të gatshëm për ndryshime“, porositi Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh në fjalimin e inaugurimit.
A shohin të ky proces, kandidatët për antarë jo të përhershëm të OKB-së, një sfidë dhe përpiqen të futin një dinamikë të re në procesin e vendimmarrjes gjë me të cilën do të ndërpritej margjinalizimi i OKB-së. A synojnë që të japin kontribut që kolosi burokratik prej 44.000 të punësuarish të jetë më efikas në kohën kur nacionalistët dhe populistët glorifikojnë shtetet-komb duke synuar largimin nga institucionet ndërkombëtare?
Po, thonë përfaqësuesit e Kanadasë, Irlandës dhe Norvegjisë, tre vende kandidatë për dy vende në këshill nga grupimi rajonal “Europa Perëndimore dhe të tjerë“. Si do të përfundojë votimi i fshehtë i 17 qershorit, i cili është nuk është vendosur për shkak të pandemisë, nuk dihet, por rregullat e kërkojnë që për dy mandatet që fillojnë në muajin janar të vitit 2021 duhen siguruar votat e dy të tretave të antarëve të Asamblesë së Përgjithshme.
Në mënyrë që t’ia arrijnë këtij synimi, fushatat e tyre duhet të kenë agjendë të qartë të temave globale të përcaktuara gjerësisht si puna e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë, parandalimit të konflikteve, ndryshimeve klimatike, të drejtat e njeriut.
“Multilateralizmi duhet të jetë më inkluziv dhe më inovativ se kurrë“, kështu i paraqiti ambasadori i Kanadasë qëndrimet e qeverisë së tij vitin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Irlanda ka dy dhjetëvjeçarë që pret një vend në Këshill. Krenare për pjesmarrjen e saj në shumë misione nën flamurin e OKB-së mendon se është koha që ajo të jetë antare e organit ku marrin formë politikat nën të cilat operojnë ushtarakët e saj.
Norvegjia e ka hapur fushatën e saj para dy vitesh me tre argumente: partner që mbështet me konseguencë rendin multilateral, vend i vogël me zë të pavarur dhe shtet ambicje dhe kapacitet diplomatik për të futur risi në punën e Këshillit të Sigurimit.
Mesazhet premtuese të kandidatëve për klubin e dhjetë të përzgjedhurve janë për të forcuar vullnetin global dhe legjitimitetin e Këshillit të Sigurimit.
Në mënyrë që bota të shpëtojë nga zjarri dhe ferri shkatrrimtar, ose kësaj pandemisë që ende vazhdon, OKB-ja është më e nevojshme se kurrë më parë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38