Flash News

KRYESORE

A është protesta e ligjshme dhe a flitet për skenarë dhune në protestën e opozitës? Basha: Jam në krah të qytetarëve

A është protesta e ligjshme dhe a flitet për skenarë dhune

U ulur këmbëkryq dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela, kreu i PD Lulzim Basha ka pranuar të flasë për mediat ndërsa ndodhet në një nga protestat e zhvilluara sot nga opozita e bashkuar në 4 rrugë nacionale të vendit.

I ndodhur në Vorë mes qindra protestuesve dhe deputetëve të Tiranës, Basha deklaroi se protesta është legjitime dhe se do të jetë në krah të qytetarëve.

“I jashtëligjshëm është regjimi kriminal i Ramës. Policia e privatizuar Ramës do ti kthehet popullit. Protesta është legjitime dhe i paligjshëm është shteti privat dhe kriminal i Edi Ramës”, u shpreh Basha.

I pyetur nëse flitet për ndonjë skenar dhune sot në protestë, Basha tha se do të jetë në krah të qytetarëve.

“Pyesni qytetarët, unë jam në krah të qytetarëve, ashtu si edhe opozita. Shteti burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët. E patë dje, shtet rrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, të gjithë kriminelët të lirë u lanë të lirë, si Tahiri, Dako, Arbër Çelajn, Klement Balili, Habilajt, Orest Sota etj. Drejtësia e Ramës fut në burg popullin dhe mban të lirë kriminelët. Rama ka privatizuar parlamentin, dje për të tërheqë vëmendjen nga gjykata  e Tiranës thirri komisionin hetimor në mënyrë të jashtëligjshme për Tahirin”, u shpreh Basha për gazetarët.

Të fundit