Flash News

KRYESORE

A është ‘reflektim mbi koronavirusin’? The Protector bëhet viral në botë

A është ‘reflektim mbi koronavirusin’? The Protector

“The Protector” është një nga serialet e para prodhim turk që lidhi kontratë me kompaninë e rëndësishëm ‘NETFLIX’. Me 6 mars është linçuar sezoni i tretë i kësaj shfaqje që ka mbërthyer audiencë nga e gjithë bota.

Në përfundim të sezonit të dytë me urdhër të “të pavdekshmëve” në Stamboll përhapet një virus nëpërmjet ujit me qëllim që Stambolli t’i përkasë përjetësisht “të pavdekshmëve”.

Sezoni i 3 fillon me panik, njerëz të infektuar nga ky virus dhe qyteti i mbushur me karantina. Kjo ka përkuar pikërisht në situatën që “bota reale”, jashtë filmave po përballet me një virus që vetëm emërtimi zyrtar nga OBSH-ja “pandemic” i mungon. Koronavirusi ka kaluar të gjithë kufijtë dhe ka prekur thuajse gjithë botën.

“The Protector” është bërë viral akoma më shumë për këtë arsye, duke qenë se është shumë e ngjashme me situatën të cilën po kalon njerëzimi.

Duket si rastësi por xhirimet për këtë sezon kanë nisur shumë herët, para se shpërthimi i COVID-19 të merrte këto përmasa. E megjithatë, të shumtë janë filmat dhe serialet që flasin për të tilla tematika.

Shpresojmë, që edhe në “botën reale” në botën e të vdekshme të gjejmë vaksinën njësoj si tek “The Protector”, sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, është konfirmuar dhe sezoni i katërt i “The Protector” i cili ka siguruar audiencë shumë të mirë në gjithë botën.

Të fundit