“A është siguruar rezervë tamponësh zonja ministre e Shëndetësisë?”

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia publikon në Facebook një denoncim që vjen nga Spitali i Shkodrës, ku flitet për një pacient me shenja klinike kërkon të testohet, por i thuhet se nuk ka tamponë.

“Raste të ngjashme janë denoncuar edhe nga ata që kontaktojnë numrin e urgjencës dhe u mohohet testimi edhe pse me shenja të qarta klinike, e të mendosh që
Italia fqinje bën 50 mijë teste në ditë. Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike”, shkruan Spahia.

Spahia bën thirrje për kujdes e përgjegjësi nga ana e shtetit e vënien në dispozicion të tamponëve. Ai i drejtohet edhe ministres Manastirliu me pyetjen: a ka rezervë tamponësh?
“Eshtë jetike për të gjithë që të shtohet kujdesi! Ama shteti duhet të bëjë detyrën e tij, të kryejë sa më shumë testime, e sidomos t’u përgjigjet personelit shëndetësor e qytetarëve, që kanë nevojë për tamponë!
Nuk kontrollohet situata me shfaqje prej polici nëpër biznese, zonja ministre e shëndetësisë!!! Atë punë e bëjnë fare mirë strukturat e ngarkuara me ligj e vartësit tuaj! Detyra juaj parësore është këputja e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore, c’ka nuk po e bëni!!! Eshtë skandaloze në këtë situatë, kur shifrat e të infektuarve e viktimave janë në rritje, të thuhet se nuk ka tamponë!!! Ky quhet dështim për të siguruar jetët e qytetarëve zonja ministre dhe nuk e mbuloni dot duke luajtur policësh! Eshtë papërgjegjëshmëri të mos bësh punën për të cilën paguhesh, sidomos kur situata të ka dalë jashtë kontrollit!!!”, shkruan Spahia.