Flash News

KRYESORE

A “fshihet” PS pas kuotave gjinore për listat e pjesshme? PD propozon zgjidhjen

A “fshihet” PS pas kuotave gjinore për listat e pjesshme? PD

Partia Demokratike ka dhënë përgjigjen se si do të jetë përfaqësimi gjinor me lista 100% të hapura, ndryshe nga PS që kërkon hapje të pjesshme me pretendimin se cenon kuotat gjinore.

Të pyetur nga gazetarët, përfaqësuesit e PD në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi thonë se është dhënë një zgjidhje edhe për këtë pikë, por është detyrë e teknicienëve për t’u detajuar.

Oerd Bylykbashi: Futja e listave të hapura kërkon pasqyrimin e kujdesshëm në kodin zgjedhor të rregullave të detajuara që bëjnë të mundur të rregullave për vlerësimin, hedhjen në tabelë përllogaritjen e votave.

Zgjidhjet ekzistojnë, kohë do marrë më shumë por është kostoja për procesin që po pranojmë të gjithë.

Është detyrë e teknicienëve mbi bazën e traditës për zgjidhjen teknike më thjeshtë që vota e zgjedhësve të mos shkojnë dëm.

Gazment Bardhi: Zgjidhja që kemi ofruar ka brenda edhe mundësinë e respektimit të ruajtjes së kuotave gjinore. Bëhet shpërndarja e  mandateve të grave që kanë më shumë vota në një qark derisa arrihet 1/3 në parlament më pas kalohet në ndarjen e mandateve për burrat.

Me rëndësi është se në parlament nuk mund të ketë disa deputetë të zgjedhur dhe disa që nuk i zgjedhin qytetarët. Ato do duhet të jenë 100% të hapura, e papranueshme të mbajmë të mbyllur pjesën fituese.

Të fundit