Flash News

KRYESORE

A i bindi Veliaj aktorët për Teatrin? Aktivisti del kundër: Ka punë puna…

A i bindi Veliaj aktorët për Teatrin? Aktivisti del kundër: Ka

Pedagogu Ervin Goci, një prej më më aktivëve në mbrotjen e  Teatrit gjatë javëve të fundit, nuk është pajtuar me atë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, e ka quajtur ‘marrëveshje me artistët’. Veliaj u takua sot me një dërgatë të atistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit. Sipas Gocit nuk është tagri, as i kryebashkiakut dhe ai i aktorëve për të vendosur për prishjen e Teatrit.

Teatrin nuk e kanë në pronë artistët, përfundon aktivisti në një status në Facebook pak pas publikimit të arritjes së një ‘marrëveshjeje” mes Veliajt dhe aktorëve të TK.

I kontaktuar nga Politiko, Goci thote se artistet kane shkuar atje si individe dhe jo si perfaqesues te protestes kunder prishjes se Teatrit.

Statusi i plotë:

Juridikisht, as Kryetari i Bashkise, as artistet nuk kane asnje tager per te vendosur prishjen e Teatrit, kjo eshte nje nga seancat ditore te manipulimit te opinionit publik.

Nuk e di ku do e gjejne pjesemarresit ne takim forcen dhe arsyet, per t'u thene njerezve qe ne vendosem ta shembim Teatrin Kombetar. Ne duhet te gjejme forcen dhe arsyen per t'u shpjeguar qytetareve, qe kjo nuk eshte thjesht çeshtje e nje komuniteti, po te ishte kaq e thjeshte, nuk do kisha vajt nje dite atje.

Ka pune puna...Teatrin nuk e kane ne prone artistet..

Të fundit