“A i keni trutë në kokë? Të pashpirt…”, Aida Shtino ‘u sulet’ mjekëve dhe Manastirliut: Pse nuk ua lejoni pacientëve telefonat?

Situata për shkak të COVID-19 sa vjen edhe vështirësohet në Shqipëri, ndërsa shifrat e viktimave dhe të infektuarve janë gjithnjë në rritje. Referuar këtij fakti, por edhe akuzave të shumta në numër për keqmenaxhim të krizës dhe sjellje jo të mirë të mjekëve nga ana e familjarëve, ka reaguar gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” Aida Shtino.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shtino fajëson autoritetet shëndetësore, duke nisur nga ministrja Ogerta Manastirliu e deri te mjekët për trajtimin që po i bëjnë pacientëve.

Një ndër problemet kryesore që Shtino ngreh është moslejimi i telefonave nga ana e mjekëve pacientëve për t’u lidhur me familjarët e tyre.

“A jeni në terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero & Co? A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre….. A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere?”, shkruan ndër të tjera Shtino.

Reagimi i plotë i Aida Shtinos:

A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..?????? Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre….. A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ?????????? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????

Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush?????? Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar, qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….