Flash News

KRYESORE

A interferojnë protestat me përpjekjet e Rusisë për destabilizim? Lleshaj: As nuk e përjashtoj, as s’e konfirmoj

A interferojnë protestat me përpjekjet e Rusisë për

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka mbajtir një qëndrim të qartë kur u pyet nëse  interferojnë protestat e opozitës me përpjekjet e Rusisë për destabilizim, pas zërave se kjo e fundit është e interesuar për pasiguri në Ballkan, e konkretisht edhe në Shqipëri.

“Unë nuk di të ketë teori. Unë di që ka një praktikë të provuar. Rusia është e përfshirë në ngjarje destabilizuese në rajon. Kujtoj Malin e zi dhe Maqedoninë. Nuk është sekret. Kjo bën që të jemi vigjilentë dhe të jemi të interesuar nëse ka evidencë ose jo këtu te ne. Nuk besoj se është rasti të diskutojmë për çështje konkrete. Ne i shikojmë protestat si ngjarje të iniciuar dhe frymëzuar nga partitë. Por, as nuk e përjashtoj e as nuk e pohoj. Vlen të përmendet interesi i mediave ruse si risi”, u shpreh Lleshaj gjatë intervistës me gazetarin Roland Qafoku, në emisionin “Debati në Channel One”.

Kujtojmë se një ditë më parë kreu i SHISH, Helidon Bendo raportoi në Komisionin e Sigurisë se gjatë vitit që lamë pas ka patur një rritje të ndikimit rus në Shqipëri, duke theksuar se influencën krahasuar me vitet e shkuara.

Të fundit