Flash News

KRYESORE

A janë konviktet për studentët? Situata brenda godinave në "Qyteti Studenti"

A janë konviktet për studentët? Situata brenda godinave në

*Nga Xhuliana Jakimi dhe Jona Kazani

Prej ditësh, studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe ata të rretheve, vazhdojnë të protestojnë çdo ditë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Një ndër këto 8 pika është edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve, godina të cilat studentët detyrohen të akomodohen në pamundësi ekonomike për të përballuar një shtëpi me qira.

Xhuliana Jakimi, një ish-studente e cila ka jetuar për gati 5 vite në konvikt, tregon se edhe pas kaq kohësh, kushtet në këto godina vazhdojnë të jenë të mjerueshme dhe pa asnjë ndryshim.

Çmimi për 10 muaj qëndrim në konvikte është 45.000 lekë, një shumë e cila është shumë e lartë për kushtet në të cilat jetojnë studentët. Ndërkohë, Karta e Studentit, për të pasur çmime të redukuara nuk eksziston.

Veç kushteve në dhomë (pamje në videon e mëposhtme), problematike janë dhe tualetet e dushet. Tualetet janë kolektive, por aty nuk ka letra higjenike dhe sapune. Si pasojë, risku nga infeksionet është i lartë. Ndërsa dushet janë me orare, ndaj studentët detyrohen të ngrohin ujë në enë me rezistencë e të lahen në tualete. /Politiko.al/

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme

https://youtu.be/ZrLAUAZPRnY

Të fundit