Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
A ka folur kryeministri për negociatat me BE-në në Samitin e Londrës, Rama: Fokusi është tjetër tani
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra për mediat, pas fjalës së tij në Samitin e Londrës, Rama ka treguar se ka biseduar gjatë më liderët e huaj për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë në të cilën ndodhet pas tërmetit të 26 nëntorit.
"Kam bërë bisedë të gjatë me presidentin e Francës, me Kancelaren, me kryeministrin e Holandës dhe me një sërë lidërësh tjerë, kryeministri i Danimarkës ka qenë i përfshirë dhe i interesuar, edhe kryeministri Konte, edhe kryeministri i Kanadasë. Kam folur me Trump gjithashtu, edhe me presidentin Erdoan. kemi folur dhe të shikojmë tani më tutj por qëllimi është për të organizuar një konferencë të madhe donatorësh dhe kjo ka qenë ajo që unë kam kërkuara. Reagimet e para janë pozitive. Do shikojme më tutje por duhet punuar intensivisht. Do vazhdojmë punën intensive në këtë drejtim."
Kur u pyet se a ka folur për Integrimin e Shqipërisë në BE, Rama u përgjigj se momentalisht fokusi ka qenë ky moment në të cilin ndodhet Shqipëria:
"Me thënë të drejtën, fokusi ka qenë në këtë temë. Natyrisht që ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, lidhur me si do të shkojë procesi dhe si mund të shkojë procesi i diskutimit mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim të metodologjisë, por për hir të së vërtetës unë kam qenë shumë i fokusuar tek kjo çështje, sepse kjo prek drejtpërdrejtë sot njerëzit. Ndërkohë se përsa i përket vendi do të vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra edhe sikur të ishin hapur negociatat."