Flash News

KRYESORE

A ka gjetur Brad Pitt Angelina Jolie-n tek e dashura e re?

Brad Pitt është fotografuar në Francë me modelen 27-vjeçare Nicole Poturalski. Dyshja kanë shkuar në rivierën franceze me një avion privat dhe sipas “The Sun” thanë se ata dukeshin si “adoleshentë të dashuruar”. Të njëjtat burime thonë se aktori 56-vjeçar kishte fluturuar nga Los Angeles për në Paris për t’u takuar me Poturalski-n.

“Ata po putheshin dhe Brad ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj saj”, tha një tjetër burim për revistën OK!.

“Ai ishte në një vend gjysmë publik, por nuk dukej se i interesonte shumë që po e shihnin. Ajo është një bukuri e vërtetë dhe padyshim shumë më e re se ai”. Siç e shihni edhe në foto, modelja 27-vjeçare ngjan shumë me Angelina Jolie-n, ish-bashkëshorten e Pitt e cila st është 45 vjeçe dhe në procedura divorci me aktorin me të cilin ka 6 fëmijë, 3 biologjikë dhe tre të adoptuar.  

Të fundit