Flash News

KRYESORE

A ka hyrë coronavirus-i në Shqipëri? “Përplasen” deklaratat e dy mjekëve të QSUT-së

Ndërsa në shtetet fqinje Itali apo në Greqi, numri i personave të prekur nga coronavorus-i sa vjen e rritet nga dita në ditë, Shqipëria fatmirësisht nuk ka shënuar deri tani asnjë rast të infektuar.

Të paktën, kështu kanë deklaruar zyrtarisht deri tani nga autoritetet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, edhe pse deri tani nuk është konfirmuar asnjë person i prekur zyrtarisht, ka edhe nga ata persona, madje edhe mjekë, që janë skeptikë lidhur me këtë fakt.

Mjeku infeksionit i QSUT, Pëllumb Pipero, është shprehur në “Opinion” se edhe pse deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri, Covid-19 duhet të ketë hyrë në Shqipëri.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pasi ishte shtruar në spital, do të thotë se coronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë.

Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që coronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhen që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, tha Pipero.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj është shprehur në emision se nëse coronavirusi do ishte futur në vendin tonë, atëherë nuk do të ishte e mundur kontrolli i përhapjes së tij, gjë e cila nuk ka ndodhur.

“Unë mendoj se nuk ka ardhur në Shqipëri coronavisrusi për disa motive. Po hyri virusi përcjelljen nga personi tek personi dhe nuk e komandon do të më e kjo do të shfaqej tek personat, gjë e cila nuk është shfaqur.

50 personave u janë bërë analizat dhe janë negativë dhe rezultojnë se kanë gripin A dhe B dhe kemi skeduar 726 persona përmes 127, që telefonojnë. Një që ka temperaturë dhe dhimbje fyti nuk ka urgjencë, ka kohë që ta vlerësosh mirë. Shumica e mostrave për analizat janë marrë në shtëpi”, thotë mjeku.

Të fundit