Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Nuk është e vështirë t'i imagjinosh Edi Ramën dhe Lulzim Bashën me urë zjarri në dorë tek turren drejt 30 qershorit. Të dy ardhur prej drejtimesh të ndryshme. Të dy me një këngë të ndryshme në gojë. Të dy ndjekur nga pasues, hileqarë, trupa mediatike, propagandistë, rivalë politikë brenda grupit dhe, më të sinqertët, gjithmonë ata, ithtarët.
Të dy, teksa bëhen gati ta kallin 30 qershorin, besojnë se faji është i tjetrit. Teksa countdown-i i datës së zgjedhjeve lokale skadon nga dita në ditë, duke e afruar edhe më shpatën e Damokleut, komunikimi mes tyre është ndërprerë. Në këtë ndërprerje është futur vreri i mosmarrëveshjes dhe përplasjes së fundit. Asaj finales që bën t'i nxjerrin sytë xixa të gjitha përplasjeve të mëparshme.
Një gjë duhet thënë: Edi Rama dhe Lulzim Basha e bëjnë keq, si luftën, si dashurinë. Kur bënë luftë, para dy vitesh, mes tyre u fut fjalori më i egër, zëri më i çjerrë, mosmarrëveshja më e thellë, padurimi më vrastar, dallimi më i pashoq. Kur bënë paqe, të gjitha dallimet ranë, të gjitha shoqëritë u duk se kishin lulëzuar prej kohësh në bezistanin e mungesës së njohjes, të gjitha egërsitë u strukën si kokat e Hidrës pas ndeshjes me Herkulin.
Siç na dhanë tre muaj iliadeskë, njëri nga shatorrja në Bulevard, dhe tjetri nga lartësitë e kullës kryeministrore, ashtu, më 17 maj, na hodhën të këmbët e habitura një paridiadë, tekstin lëbyrës të një mirëkuptimi politik, që Tiranës nuk ia kishin parë sytë.
Tani jemi rikthyer, si me makinë kohe, në pranverë-verën e para dy viteve. I kemi qenë dëshmitarë tërbimit dhe po presim, me sytë ujë, që të bëhet paqja. Që njëri prej tyre, apo të dy bashkë, të dalin nga vargjet e 'Lahutës së politikës' dhe të na shfaqin lirën që, diku në kraharor, e kanë.
Kanë kaluar dy javë nga përvjetori i dytë i 17 majit dhe asnjë këngë paqeje nuk po këndohet. Lajmëtarët as shkojnë, as vijnë. 30 qershori rri para të dyve si një kullë në 'Eposin e kreshnikëve', që lutet t'i shpëtojë djegies.
Prej kah vjen shpëtimi?
Një mundësi të mirë kompromisi, të paktën tekstin dhe stilin e tij e ofruan para pak javësh dy parlamentarë gjermanë, që folën për 'braktisje tabush'. "As tërheqja e kryeministrit të mos jetë tabu, dhe as data e zgjedhjeve", propozoi Johann David Wadephul, zv/kryetar i grupit CDU-CSU në parlamentin gjerman.
Nga njëri vesh u hyri, e prej tjetrit u doli.
30 qershori, megjithë rrezikun, do të rezistojë deri ditën e fundit, dhe deri atë ditë nuk ka pse të konsiderohet tabu. Që do të thotë, zgjedhjet lokale mund të bëhen, opozita mund të tërhiqet prej detyrimit për të ndërhyrë në to, me secilën formë që ajo di, do, apo mundet, dhe Edi Rama mund të 'mbretërojë' mbi 61 bashki.
Kjo paqe heq një gur nga themelet e përplasjes së pritshme por, si çdo ngrehinë dhe përbetim i ri kërkon një harxh, një gjak flijimi. Rama duhet të dakordohet me opozitën që, si zgjedhjet parlamentare, ashtu dhe lokalet të jenë të parakohshme; në një datë që negociatorët të mund të vendosin dhe që lejon implementimin e një pakete gjithëpërfshirëse; ku renditen edhe pikat e kryetarit të opozitës, që shohin nga sistemi zgjedhor, parlamenti dydhomësh, ndryshimet kushtetuese, e me radhë. Mazhoranca doemos do të ketë kërkesat e veta në këtë Paketë.
Një pakt i tillë heq urët e zjarrit nga duart e ndërluftuesve dhe rrëzon 'tabunë e 30 qershorit'. Në anën tjetër, lejon që të bien 'pengjet' e opozitës për Ramës si 'përdhunues serial zgjedhjesh'.
Tabuja tjetër duhet rrëzuar prej kryeministrit. Nëse mendon se 30 qershori do ta fuqizojë, e ka gabim. Mund ta bëjë mbret, por do të jetë një monark qesharak. Shumë udhëheqësve, i tillë u ka ardhur fundi, por Rama nuk ka pse të përsërisë të tjerët.
Nëse ka një pakt, sa mirë!, sikur paqen ta bëjnë pak më mirë se luftën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38