Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
A ka më PDIU? Mesila Doda kundër qëndrimit që mbajtën deputetët e partisë së saj
Deputetët e PDIU-së nuk kanë të njëjtin mendim me kryesinë e PDIU-së. Kur Mesila Doda shkruan para dy ditësh se “Zyrtarisht sot u vendos një rregjim, autokracia e narkotrafikanteve. Drejtesia nuk ka me fryme. Reforma vdiq pa lindur. Nga sot çdo reagim eshte legjitim.”, është shprehur publikisht kundër Saimir Tahirit dhe politikës që e mbron atë. Më herët Mesila Doda shkruan për Saimir Tahirin: Suksese ne jete... merre me vete atje ku do shkosh dhe mandatin e 18 te Tiranes... zgjedhjet ranë, grabitja e mandatit te PDIU nga trafikanti, ne sy te gjithe shqiptareve”. Por sot në Parlament, të tre deputetët e PDIU-së, që kanë mbetur “si zogj jetimë”, po futen në sqetullën e PS-së dhe e japin votën e tyre pro Saimir Tahirit dhe kundër drejtësisë e kërkesës së prokurorisë. Ndërsa nuk ka reagime publike prej disa kohësh, të kryetarit Shpërtim Idrizi, i cili, që pas humbjes së mandatit (per faj te Tahirit), akoma nuk e ka mbledhur veten dhe nuk e beson se nuk është më në Parlament dhe për këtë është mjaft i tërhequr publikisht. Në këto kushte shtrohet vetvetiu pyetja? A ka më PDIU? Apo mund të themi “Na ishte një herë...”