Flash News

KRYESORE

A ka ndryshuar skuadër Kovac? E fotografojnë në Angli

A ka ndryshuar skuadër Kovac? E fotografojnë në Angli
Niko Kovac u shkarkua nga Bayern në nëntorin e kaluar, por duket se mund të kthehet shpejt në aksion. Trajneri kroat pëlqehet nga disa skuadra në Europë dhe sidomos nga Evertoni në Premier League. Disfata në derbin përballë Liverpool-it bëri që Marco Silva para pak ditësh të shkarkohej pa mëshirë nga klubi anglez. Media të ndryshme raportojnë për një foto që po qarkullon së fundmi. Bëhet fjalë pikërisht për trajnerin Kovac. Ish-trajneri i Bayern-it ishte i pranishëm në stadium sot, aty ku Everton fitoi 3-1 përballë Chelsea. Ferguson është emëruar trajner i përkohshëm dhe e ka nisur mirë, por Kovac mund të bëhet pasues i tij.

Të fundit