Flash News

KRYESORE

A ka ‘pagë lufte’ për ata që punonin në të zezë? Rama: Do ketë shpërblim financiar për denoncuesit e pronarëve

A ka ‘pagë lufte’ për ata që punonin në të

Kryeministri Edi Rama deklaron se brenda 24 orëve të ardhshme do të vihet në dispozicion një shpërblim financiar për ata që denoncojnë pronarët që i kanë mbajtur në punë të padeklaruar.

Në një komunikim live, Rama thotë se nuk mund të ketë pagë lufte për askënd që ka punuar më herët në të zezë.

“Punën në të zezë e kemi luftuar me cdo forcë, ama asnjë vend në botë nuk ka në asnjë paketë ndonjë fond për ata që punojnë në të zezë.

Si mund të identifikohet kush punon në të zezë? Është e pamundur. Informaliteti është plagë që duhet luftuar, ose gjeni kurajon që të denonconi.

Po bëjmë gati një shpërblim financiar edhe për ata që do thonë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe sot nuk ka asnjë të ardhur se nuk më ka regjistruar pronari.

Ligjet janë të qarta, pronarët kanë sanksione të forta nëse mbajnë dikë në të zezë, pra është marrëveshje e heshur mes pronarit dhe një individi.

Brenda 24 orëve do kemi edhe këtë ofertë të re për ata që janë në punë në të zezë dhe që sot gjendjen pa mbështetje se nuk figurojnë askund. Dhe do kërkojmë nga pronarët që të jenë në mbështetje të nismës ose do përballen me ligjin”, shprehet Rama.

Të fundit