Flash News

KRYESORE

A ka rivalitet mes Besit dhe Visjanit për personazhin "e laçjanit"

Visjan Ukcenaj është një ndër aktorët e preferuar të humorit. Karrierën e tij e ka nisur në "Apartamentin 2XL" dhe tani është në "Klanifornia". Visjani nuk është vetëm aktor humori, pasi ka një sër rolesh edhe ne kinema dhe në teatër.

Roli i tij i famshëm është ai i "laçjanit" në skenën e humorit. Rol ky që në fillim është bërë nga Bes Kallaku në "Portokalli".

Por a ka rivalitet mes dy aktorëve? I ftuar në emisionin "Rreze drite" në Report Tv, ai ka treguar më shumë për këtë:

“Nuk kemi asnjë rivalitet me Besin. Sfida ka qenë e imja, Besi e ka bërë para meje një ‘laçjan’, është një personazh shumë i suksesshëm, dhe sfida ime ishte të bëja një personazh që nuk ka lidhje me Besin dhe po t’i vësh bashkë, janë të ndryshëm.”

Të fundit