Flash News

KRYESORE

A ka skenar dhunë në protestën e 26 majit? Deputeti i PD e sqaron një herë e mirë

A ka skenar dhunë në protestën e 26 majit? Deputeti i PD e sqaron

Të shtunën e kësaj jave opozita e bashkuar ka paralajmëruar një protestë madhështore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ky organizim ka ngjallur debate nëse do ketë skenar dhune, pasi protestuesit do të ngrihen për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ministri akuzohet se i ka ka dhënë mbështetje politike vëllait të tij, Agron Xhafaj, i cili para pak ditësh u dorëzua te autoritetet e drejtësisë italiane, për të kryer dënimin e dhënë nga gjykata në 2012-ën për trafik droge (7.2 vjet burg).

Lidhur me këtë pikë, deputeti Ored Bylykbashi, i ftuar në “News 24” ka sqaruar një herë e mirë se nuk është parashikuar asnjë skenar dhune, por një protestë paqësore.

“Kjo do jetë një protestë paqësore dhe e drejta e protestës është një e drejtë kushtetuese. Ajo që garanton opozita është se do jetë një protestë qytetare dhe unë do jem me familjen time aty. Ministri Fatmir Xhafaj mbron vëllain e tij kur thotë se ishte në vendin dhe kohën e gabuar. A thua se a bëri një aksident dhe jo se ishte kreu i një bande kriminale. Pyetjes se nëse do ketë skenar për zgjatje të protestës unë mendoj se këto janë detaje që do i merrni në ditët në vazhdim. Ajo që ka rëndësi që do jetë një protestë madhështore. Qytetarët e dinë që qeveria është e lidhur me krimin”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit